KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Analistët: Vizita e Kurtit në Greqi, me interes strategjik për Kosovën
Politikë

Analistët: Vizita e Kurtit në Greqi, me interes strategjik për Kosovën

Kosova News
Kosova News 13:58 -21/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti do të marrë pjesë sonte në një darkë joformale të liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve anëtare të BE-së në Athinë, me ftesë të kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis. Njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare e analistë politikë thonë se është interes strategjik që Kosova të jetë pjesë e këtyre takimeve.

Ndryshe nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili nuk iu përgjigj pozitivisht ftesës të kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë në darkë joformale në Athinë.

Përveç Kurtit, të ftuar në këtë ngjarje janë edhe liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Po ashtu, të ftuar në darkën e Mitsotakis janë edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, që kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

Duke komentuar darkën joformale që organizohet nga kryeministri grek, profesori universitar, Dorajet Imeri, thotë për Radio Kosovën se është e interesit strategjik që Kosova të jetë pjesë e këtyre takimeve.

“Nga ky takim nuk është se do të nxirret ndonjë vendim, ose nuk është se do të prodhohet ndonjë efekt i madh politik. Por, gjithsesi vetë takimi i liderëve është i mjaftueshëm, sepse, natyrisht se do të diskutohen tema që janë kryesisht shqetësime të të gjithë akterëve, si proceset integruese në Bashkimin Evropian dhe sfida të tjera të cilat gjithsesi që ndërlidhen me të ardhmen tonë të përbashkët”, tha ai.

Edhe analisti politik, Gazmir Raci, e vlerëson si gjë të mirë dhe hap të duhur pjesëmarrjen e kryeministrit Kurti, në darkën joformale në Athinë.

“Është shumë me rëndësi që Kosova t?i fuqizojë marrëdhëniet dypalëshe me shtetin helen. Për neve është shumë e rëndësishme edhe njohja nga Greqia. Pjesëmarrja në këtë samit jo formal është po ashtu tejet e rëndësishme për politikën e jashtme të Kosovës dhe për Qeverinë e Kosovës në veçanti. Greqia po ashtu është duke e përcjellë me vëmendje edhe dialogun Kosovë-Serbi, e natyrisht, unë besoj se shteti grek po ndihmon në afrimin e palëve e po ashtu edhe në zhvillimin e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor”, tha Raci.

Sipas agjencisë greke të lajmeve “Amna” në darkën e sotme joformale do të diskutohet mbi zgjerimin dhe të ardhmen evropiane të rajonit dhe rolin e Greqisë si shtyllë e stabilitetit për paqe.

Ndërkohë, të martën pritet një takim dypalësh ndërmjet kryeministrit Kurti me homologun grek, Mitsotakis.

Kryeministri grek, Mitsotakis bën bashkë liderët e Ballkanit, takim të veçantë me kryeministrin Kurti

Gjithashtu lexoni:

Numërohen 10 për qind e votave, këta janë 10 më të votuarit e VV-së

Gërvalla: Hapet konsultimi publik për Byronë e Pasurisë

Ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës BE-së në Prishtinë uron Kurtin, kërkon formim të shpejtë të institucioneve

Vjosa Osmani “tërhiqet” pas reagimeve, PDK-ja s’ka vija të kuqe

Cakolli: Me votat e diasporës, VV-ja mund të shkojë në rreth 46%, PDK-ja në 21-22%, LDK-ja deri në 19%, AAK-ja nën 6%

Kosova News 21/08/2023 21/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
78%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
29 °C
Thu
27 °C
Fri
19 °C
Sat
19 °C

Lajmet e Fundit

Numërohen 10 për qind e votave, këta janë 10 më të votuarit e VV-së
22:59 -08/06/2026
Gërvalla: Hapet konsultimi publik për Byronë e Pasurisë
21:55 -08/06/2026
Ndalohet në Bërnjak një veturë me targa serbe, pasagjerit i gjenden rreth 30 mijë euro
21:53 -08/06/2026
Rama për Reuters: Shqipëria do të vazhdojë ndërtimin e resortit luksoz, pavarësisht protestave
20:55 -08/06/2026
Ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës BE-së në Prishtinë uron Kurtin, kërkon formim të shpejtë të institucioneve
20:12 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?