KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Analistët: Spektri politik në Kosovë të jetë unik në dialogun me Serbinë
Politikë

Analistët: Spektri politik në Kosovë të jetë unik në dialogun me Serbinë

Kosova News
Kosova News 16:30 -23/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Përballë Serbisë, në tavolinën e dialogut duhet të ketë konsensus të plotë të spektrit politik në Kosovë. Kështu vlerësojnë njohësit e rrethanave politike, sipas të cilëve, nuk ka sa duhet transparencë për sa i përket bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në kohën kur dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është në një dinamikë të re dhe ndërkombëtarët kanë shtuar presionin ndaj të dyja palëve për arritjen e një marrëveshjeje, njohës të rrethanave politike në vend kërkojnë konsensus të spektrit politik në vend. Analisti politik, Arben Fetoshi, ka thënë se konsensusi është i domosdoshëm, në mënyrë që Kosova të dalë sa më mirë në dialog më palën serbe.

“I gjithë spektri politik i Kosovës përballë Serbisë duhet të jetë unik dhe duhet të arrijnë një konsensus të domosdoshëm, në mënyrë që procesi i dialogut të jetë sa më shumë në favor të Kosovës”, deklaroi Fetoshi për Radio Kosovë.

Përveç konsensusit politik, analistët kërkojnë edhe transparencë më ë madhe se për çfarë po bisedohet dhe çfarë konkretisht përmbajnë draft planet e publikuara për dialogun. Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi, ka thënë se ka vetëm deklarata se do të arrihet një marrëveshje por nuk dihet se për çfarë.

“Nuk ka transparencë dhe nuk po dimë cila është marrëveshja dhe se çka përmban ajo marrëveshje, vetëm po thuhet se do të ketë një marrëveshje brenda javësh. Gjatë kësaj kohe mund të këtë marrëveshje për targat, apo të pagjeturit, por marrëveshje finale nuk shoh aktualisht në tavolinë”, ka thënë Arifi.

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuar të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, gjatë vizitës së fundit që pati në Kosovë, foli se arritja e një marrëveshjeje është çështje javësh, por nuk specifikoi për çka bëhet fjalë konkretisht. As Qeveria e Kosovës nuk ka dhënë më shumë detaje.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Kosova ndër vendet më të sigurta në Evropë, falë përparimit në sundimin e ligjit 

Haxhiu takon sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së: Kosova duhet të marrë pjesë drejtpërdrejt në forumet ku diskutohet për të

Dorëzohen nënshkrimet për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së

“Unë nuk shantazhohem”: Kryetari i Obiliqit thotë se u intervistua në Speciale, lidhur me disa shpronësime

Rama, Serbisë: Nuk ekziston më diçka që quhet Kosova dhe Metohia, ekziston Republika e Kosovës

Kosova News 23/10/2022 23/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Vjedhje e rëndë në Pejë/ 27-vjeçarja raporton se iu morën 94 mijë franga zvicerane nga valixhja
15:21 -15/07/2026
Kurti: Kosova ndër vendet më të sigurta në Evropë, falë përparimit në sundimin e ligjit 
14:59 -15/07/2026
Helmimet nga ushqimi, QKUK-ja jep detaje të reja, shumë pacientë nga Hani i Elezit
14:29 -15/07/2026
Haxhiu takon sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së: Kosova duhet të marrë pjesë drejtpërdrejt në forumet ku diskutohet për të
13:54 -15/07/2026
Haxhiu: Pushteti politik buron nga vota e qytetarëve, asnjë forcë nuk mund ta zëvendësojë vullnetin e tyre
13:17 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?