KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Analfabetë akademikë” – Bislimi shpërthen ndaj LDK-së: Ne jemi legjitimë, ju jeni bllokues
Politikë

“Analfabetë akademikë” – Bislimi shpërthen ndaj LDK-së: Ne jemi legjitimë, ju jeni bllokues

Kosova News
Kosova News 19:17 -12/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka reaguar me tone të ashpra ndaj deklaratës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), e cila më 10 qershor e vuri në pikëpyetje legjitimitetin e tij për të përfaqësuar Kosovën në takimet e dialogut me Serbinë në Bruksel.

Përmes një postimi në Facebook, Bislimi ka quajtur qëndrimin e LDK-së “shfaqje të hipokrizisë dhe injorancës”, duke theksuar se Kosova ka qeveri dhe ajo nuk është “ish-qeveri” siç e përshkruan opozita.

“Republika e Kosovës ka qeveri. Ajo nuk është ‘ish-qeveri’. Për institucionalistat e LDK-së, është e çuditshme se si ata duan që shteti të jetë pa institucione,” ka shkruar Bislimi.

Ai thekson se nuk është “kryenegociator i emëruar” nga Kryeministri Kurti, por mban pozitën legjitime të zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog — pozitë e përcaktuar me përgjegjësi kushtetuese, të cilën e ushtron edhe gjatë qeverisjes në detyrë.

Sipas tij, takimet në Bruksel nuk po prodhojnë obligime të reja për Kosovën, pasi tashmë ekziston Marrëveshja Bazike me Serbinë dhe ajo kërkon zbatim, jo negociim të ri.

“Nuk ka marrëveshje apo obligime të reja që rrjedhin nga Brukseli. Ato veçse janë ekzistuese dhe duhet të zbatohen,” theksoi ai.

Bislimi hodhi poshtë akuzat e LDK-së si “tentativë për manipulim” dhe “keqinformim të qytetarëve”, duke i quajtur përfaqësuesit e kësaj partie “analfabetë akademikë”.

Në reagimin e tij, ai kujtoi edhe periudhat problematike të qeverisjes së LDK-së, përfshirë vendimin e Gjykatës Kushtetuese që e shpalli të paligjshme një qeveri të drejtuar nga kjo parti në vitin 2021.

“LDK-ja është mirë që kur flitet për kompetenca, legjitimitet e zgjedhje të qeverive të shqyrtojë historinë e saj jo aq të largët,” shkroi Bislimi, duke shtuar se opozita as nuk po merr pjesë në votimin për formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Reagimi i Bislimit erdhi pasi LDK kërkoi që dialogu me Serbinë të zhvillohet vetëm nga institucionet e reja, të dala nga zgjedhjet e fundit, duke kundërshtuar përfshirjen e qeverisë aktuale në këtë proces.

Postimi i Plotë i Bislimit:

Sqarim dhe ekspozim i hipokrizisë dhe injorancës së manifestuar në reagimin e LDK ndaj takimit trilateral në Bruksel të…

Posted by Besnik Bislimi on Thursday, June 12, 2025

Gjithashtu lexoni:

Izraeli mbyll ambasadat në mbarë botën pas sulmit ndaj Iranit

Osmani nga Tokio: Kosova mbetet partnere e besueshme për Japoninë

Më 17 shtator nis votimi me postë për zgjedhjet lokale

Përshkallëzimi i situatës në Lindjen e Mesme, MPJD me njoftim të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës në Izrael

Abrashi: Paralizimi institucional nuk i duhet Kosovës, Albulena Haxhiu nuk është problemi

Kosova News 12/06/2025 12/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
clear sky
27° _ 25°
39%
6 km/h
Fri
26 °C
Sat
25 °C
Sun
26 °C
Mon
28 °C
Tue
23 °C

Lajmet e Fundit

Real Madridi zyrtarizon supertalentin argjentinas
15:46 -13/06/2025
Nga një muaj paraburgim për avokatin Hana dhe instruktorin Islami – të dyshuar për disa vepra penale
15:30 -13/06/2025
Të dënuarit nga Gjykata Speciale do ta vuajnë dënimin në Belgjikë
15:23 -13/06/2025
Shpërthen një tjetër vatër e murtajës së bagëtive në Shqipëri, 13 krerë të ngordhur
14:54 -13/06/2025
Trump për sulmin e Izraelit: Fantastik
14:44 -13/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?