Amir Rahmani ka arritur marrëveshje për zgjatjen e kontratës deri në vitin 2027 me opsion qëndrimi edhe për një vit tjetër.
Zyrtarizimi i nënshkrimit të kontratës së re pritet të bëhet zyrtare shumë shpejtë, shkruan Sky Sport.
“Qendërmbrojtësi kosovar ka arritur marrëveshje me skuadrën e Napolit për të vazhduar deri në vitin 2027, me opsionin e vazhdimit edhe për një sezon. Asgjë nuk mungon në këtë marrëveshje, ndërsa njoftimi zyrtar pritet të bëhet shumë shpejtë”, ka shkruar ky medium.
SKY – Napoli, Amir Rrahmani verso il rinnovo del contratto fino al 2027, ecco tutti i dettagli https://t.co/G9C3DHUYXW
— Napoli Magazine (@napolimagazine) April 5, 2023
29-vjeçari ka zhvilluar 26 paraqitje në të gjitha garat me Napolin këtë edicion, ku ka shënuar dy gola ndërsa e ka edhe një asistim.
Rrahmani me Napolin është afër titullit të parë pas një periudhe të gjatë, ndërsa është edhe në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. /


