Futbollisti kosovar, Amir Rrahmani, siç duket nuk e ka ndërmend të largohet nga Seria A.
Mediat italiane kanë shkruar se skuadra e Napolit dhe Rrahmani do të nënshkruajnë një kontratë të re.
Në kontratën e re, Rrahmani do të jetë pjesë e Napolit deri në vitin 2027 dhe do të përfitojë 2.5 milionë euro neto në vit.
Kjo do ta bëjë futbollistin si lojtarin më të paguar te Kosovës në botë.