KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Amerika do t’i ofrojë Arabisë Saudite një paketë armësh me vlerë mbi 100 miliardë dollarë
Botë

Amerika do t’i ofrojë Arabisë Saudite një paketë armësh me vlerë mbi 100 miliardë dollarë

Kosova News
Kosova News 16:41 -25/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

SHBA-të janë të gatshme t’i ofrojnë Arabisë Saudite një pako armatimi me vlerë mbi 100 miliardë dollarë, kanë deklaruar për Reuters gjashtë burime të njohura drejtpërdrejt me këtë çështje, duke thënë se propozimi po përgatitet për t’u bëri i ditur gjatë vizitës së presidentit amerikan, Donald Trump në mbretëri saudite.

Pakoja e propozuar vjen pas përpjekjeve të pasuksesshme të administratës së ish-presidentit, Joe Biden për të finalizuar një pakt mbrojtës me Riadin si pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë që synonte normalizimin e marrëdhënieve midis Arabisë Saudite dhe Izraelit.

Propozimi i Bidenit ofronte qasje në armë më të avancuara amerikane në këmbim të ndalimit të blerjes së armatimit kinez dhe kufizimit të investimeve të Pekinit në vend. Reuters nuk mund të konfirmojë nëse propozimi i administratës Trump përfshin kërkesa të ngjashme.

Gjatë mandatit të parë, Trump e kishte paraqitur shitjen e armëve Arabisë Saudite si të dobishme për krijimin e vendeve të punës në SHBA.

Lockheed Martin pritet të furnizojë një sërë sistemesh të avancuara armatimi, përfshirë aeroplanë transporti C-130, sipas dy burimeve. Njëri prej burimeve thotë se Lockheed gjithashtu do të furnizojë raketa dhe radarë.

Pritet që edhe kompania RTX Corp, e njohur më parë si Raytheon Technologies, të ketë një rol të rëndësishëm në këtë pako, e cila do të përfshijë edhe furnizime nga furnitorë të tjerë të mëdhenj amerikanë të mbrojtjes si Boeing, Northrop Grumman Corp dhe General Atomics.

Të gjitha burimet kanë refuzuar të identifikohen për shkak të ndjeshmërisë së temës.

Ndryshe, mbretëria saudite kishte kërkuar për herë të parë informacion për dronët e General Atomics që në vitin 2018. Gjatë 12 muajve të fundit, është vënë në fokus një marrëveshje prej 20 miliardë dollarësh për dronët MQ-9B SeaGuardian të General Atomics dhe avionë të tjerë.

Disa drejtues të kompanive të mbrojtjes po shqyrtojnë një udhëtim në rajon si pjesë e një delegacioni.

Gjithashtu lexoni:

Irani sulmon Izraelin jugor, Tel Avivi hakmerret

CNN: Trump në prag të bombardimit të Iranit – synon të shmangë shpërthimin e një lufte të madhe

Putin thotë se Irani nuk ka kërkuar ndihmë nshtarake nga Rusia

WSJ: Trump Miratoi Planin për Bombardimin e Iranit

Netanyahu i ankohet Trumpit: Izraeli po vuan “shumë humbje, humbje të dhimbshme” nga sulmet iraniane

Kosova News 25/04/2025 25/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
31°C
Pristina
few clouds
31° _ 31°
35%
3 km/h
Thu
31 °C
Fri
28 °C
Sat
27 °C
Sun
29 °C
Mon
32 °C

Lajmet e Fundit

Auditori: PDK-ja pa dokumentacion për qira dhe kontribute, shkelje në menaxhimin financiar
16:55 -19/06/2025
U arrestuan në Dubai, sot pritet ekstradimi i tre shqiptarëve të shumëkërkuar
15:54 -19/06/2025
KEK: Njësia A3 e Termocentralit Kosova A ka dalë nga sistemi
15:42 -19/06/2025
Kurti pret në takim ish-kryetarin e GJND-së Hisashi Owada, e falënderon për rolin në opinionin e GJND-së pë pavarësinë e Kosovës
15:28 -19/06/2025
Publikohen raportet e audituara financiare të partive politike, kush sa ka të hyra e sa shpenzime
15:09 -19/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?