Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv, pak orë para nisjes së ndeshjes kualifikuese për Euro 2024, Kosovë – Izrael, nëpërmjet një videomesazhi i ka uruar sukses të dyja ekipeve, teksa është shfaqur e veshur me fanellën e Kosovës.
“Sonte në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë Kosova do të mirëpres Izraelin. Pres një lojë të mire sonte, uroj që ekipi më i mirë të fitojë”, ka thënë ambasadorja.
Ajo gjithashtu ka përgëzuar Kosovën për fitimin e organizimit të Lojërave Mesdhetare 2030.
“Dua ta përgëzoj Kosovën që po bën histori duke u zgjedhur si nikoqire e Lojërave Mesdhetare 2030″, shtoi ajo.