Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, nesër do të presë në takim ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.
Në këtë takim, ambasadori Szunyog do të dorëzojë Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën, për vitin 2023.
Takimi do të nisë në orën 17:10
Pas përfundimit të takimit, Bislimi dhe Szunyog do të mbajnë konferencë për media.


