KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ambasadori i Shqipërisë: Shqiptarët po përballen me paragjykime
Rajon

Ambasadori i Shqipërisë: Shqiptarët po përballen me paragjykime

Kosova News
Kosova News 22:27 -21/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Uran Ferizi, ka ngritur shqetësimin se shqiptarët po demonizohen padrejtësisht nga mediat dhe politikanët britanikë, veçanërisht nga ata të krahut të djathtë.

Në një letër drejtuar medias prestigjoze britanike “The Guardian”, ai kritikon “obsesionin” me etiketimin e shqiptarëve si problem emigracioni, duke theksuar se ky diskurs ka pasoja të drejtpërdrejta për komunitetin shqiptar në shkolla, vende pune dhe jetën e përditshme.

Ferizi akuzon mediat për keqraportim të statistikave dhe politikanët për përdorimin e shqiptarëve si kurban në debatin për emigracionin, duke e krahasuar këtë fenomen me stigmatizimin historik të grupeve të tjera emigrantësh në Britani.

Në letër thuhet se, “Shqiptarët që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar po paguajnë një çmim të rëndë në jetën e përditshme, në shkolla dhe vende pune, për shkak të portretizimeve negative nga mediat dhe politikanët e krahut të djathtë”.

Gjithashtu në letrën e tij, Ambasadori denoncoi mënyrën se si disa media britanike, si ‘Telegraph’, kanë keqraportuar statistikat për përfshirjen e shqiptarëve në krim.

Ai përmendi një analizë të vitit 2024 që pretendonte se një në 50 shqiptarë në Britani ishte në burg, duke e cilësuar këtë si një manipulim të të dhënave.

Sipas tij, kur statistikat peshohen me numrin real të shqiptarëve dhe kontrollohen për moshë, gjini dhe të ardhura, rezultati tregon se shqiptarët burgosen me të njëjtën shkallë si britanikët vendas.

Ai gjithashtu e zgjeroi kritikën, duke kundërshtuar në mënyrë implicite komentet e politikanëve me prejardhje nga jashtë vendit, përfshirë Mahmood, Suella Braverman dhe të tjerë.

“Është veçanërisht dekurajuese të shohësh politikanë që janë vetë emigrantë të gjeneratës së dytë duke sulmuar emigrantët që i kanë ndjekur ata në Britani”, tha ai.

Ferizi e krahasoi këtë fenomen me stigmatizimin e mëparshëm të grupeve të tjera emigrantësh në Britani, si hebrenjtë, irlandezët dhe polakët, duke thënë se çdo herë rrëfimi pasqyronte ankthet e momentit, jo karakterin e njerëzve.

Ambasadori theksoi se ky diskurs negativ ka pasoja të drejtpërdrejta për komunitetin shqiptar në Britani.

Ai solli shembuj të shqiptarëve që kanë përjetuar diskriminim në vendin e punës, në ngritjet në detyrë apo edhe në jetën sociale.

Një grua shqiptare në sektorin e teknologjisë tha se ngurroi të publikonte një aktivitet në LinkedIn për shkak të komenteve negative mbi shqiptarët.

Një tjetër tregoi se bashkëshorti i saj u paragjykua si “kriminel” vetëm pse deklaroi kombësinë e tij.

Ariseld Muca, drejtues i një kompanie mirëmbajtjeje pronash në Londër, raportoi se klientët shpesh i referohen lajmeve për “kriminelët shqiptarë”, gjë që e vështirëson punën e tij.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme britanike tha se qeveria vlerëson komunitetin shqiptar dhe partneritetin e gjatë me Shqipërinë për të luftuar migracionin e paligjshëm dhe kriminalitetin.

Ai shtoi se kushdo që ndodhet ilegalisht në Britani, pavarësisht kombësisë, do të largohet sa më shpejt të jetë e mundur.

Gjithashtu lexoni:

Hoxha: Shqipëria synon anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade

Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Fier

Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje

Protestat në Tiranë / Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 3 të arrestuarit para Parlamentit

Shqipëri – Shpërthejnë bombolat e gazit në Maliq, përfshihet nga flakët një banesë

Kosova News 21/04/2026 21/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
18° _ 16°
78%
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
29 °C
Sat
33 °C
Sun
21 °C

Lajmet e Fundit

Nis seanca për vrasjen makabre të Bekim Varit, dëshmon familjari, që e gjeti trupin në mal
10:11 -08/07/2026
Nafta vazhdon të shtrenjtohet, këto janë çmimet e derivateve për sot
09:49 -08/07/2026
Begaj në Kosovë, policia merr masa të sigurisë
09:24 -08/07/2026
Arrestohet një i dyshuar për kërcënim ndaj ministrit Sveçla
08:51 -08/07/2026
Pishina e Gërmisë mbyllet përkohësisht deri në përfundimin e analizave
08:49 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?