Ambasadori amerikan në Kosovë ka pritur në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Ferenc Kajari.
Hovenier thotë se është nder për të që ta falënderojë Kajarin për shërbimin e kryer në Kosovë, teksa shton se ShBA-ja është e përkushtuar për rolin e rëndësishëm që NATO luan në promovimin e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe në rajon, njofton KosovaNews.
“Është nder të falënderoj gjeneralmajor Kajari për shërbimin e tij në misionin e KFOR-it në Kosovë. ShBA-të janë të përkushtuara për rolin e rëndësishëm që luan NATO në promovimin e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe rajon” ka shkruar Hovenier në Twitter.


