Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka shprehur mirënjohjen e tij për ekipet e kërkim-shpëtimit të FSK-së të cilat ndihmuan në Turqi.
Hovenier ka shkruar në Twitter se ShBA-ja është partner krenar i FSK-së.
“Shtetet e Bashkuara shprehin mirënjohjen e tyre të thellë për ekipet e kërkim-shpëtimit dhe ato mjekësore ndërsa kthehen në shtëpi në Kosovë. Ekipi i FSK-së kreu operacione të suksesshme të ndihmës në Turqi dhe shpëtoi disa jetë. SHBA-ja është partner krenar i FSK-së”, ka shkruar Hovenier.
The United States expresses its deep gratitude to the @KSF_Kosova search & rescue and medical teams as they return home to Kosovo. The KSF team conducted successful assistance operations in Türkiye and saved several lives. The U.S. is a proud partner to the KSF. ???? https://t.co/51BBWtp5yB
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) February 21, 2023


