Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se takimi i nivelit të lartë i 14 shtatorit në kuadër të dialogut vjen në një moment kritik.
Ai, me anë të një postimi në X, ka deklaruar se të gjitha palët duhet të punojnë për shtensionim të situatës në veri të Kosovës.
“Ne kemi nevojë për angazhimin e plotë të të dyja palëve për de-përshkallëzimin, dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe demokracinë pjesëmarrëse”.
“Marrëveshja e Ohrit duhet të zbatohet TANI. Jo më me lojëra faji. Hiqni pengesat për përparim. Koha për të vepruar për të mirën e të gjithëve”, ka shkruar Rohde.
High-level meeting on 9/14 comes at a critical moment. We need both sides' full commitment to de-escalation, 🇪🇺-mediated dialogue & participative democracy. Ohrid Agreement must be implemented NOW.
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) September 11, 2023
No more blame games. Remove obstacles for progress. Time to act for all's benefit


