KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ambasadori gjerman mbështet deklaratën e BE-së: Veprimet e njëanshme vetëm i hedhin benzinë zjarrit
Politikë

Ambasadori gjerman mbështet deklaratën e BE-së: Veprimet e njëanshme vetëm i hedhin benzinë zjarrit

Kosova News
Kosova News 11:06 -04/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjermania e ka mbështetur deklaratën e lëshuar nga Bashkimi Evropian, në të cilën thuhet se janë të shqetësuar me operacionet e Policisë së Kosovës ku janë mbyllur institucionet e drejtuara nga Serbia.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde përmes një postimi në platformën “X”, thotë se mbështesin deklaratën e BE-së dhe se masat e njëanshme vetëm sa i hedhin benzinë zjarrit.

“Përsëri, unë e mbështes plotësisht këtë deklaratë! Masat e njëanshme vetëm sa i hedhin benzinë zjarrit dhe janë pikërisht e kundërta e uljes së tensioneve. Dialogu i udhëhequr nga BE midis Kosovës dhe Serbisë është i vetmi forum i përshtatshëm për të adresuar këto çështje”, shkruan Rohde.

Again, I fully support this statement!
Unilateral measures only add fuel to the fire and are exactly the opposite of reducing tensions.
The EU-led dialogue between 🇽🇰 and 🇷🇸 is the only appropriate forum to address these issues. https://t.co/VOt8nAYTat

— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) February 4, 2024

Ndryshe, BE-ja mëngjesin e sotëm ka reaguar lidhur me operacionet e autoriteteve të Kosovës në institucionet komunale në Kosovë të administruara nga Serbia, duke kërkuar që të shmangen veprimet e njëanshme, të cilat mund të nxisin tensione.

BE shpreh shqetësim që Kosova po i mbyll institucionet e drejtuara nga Serbia

Ndryshe, ambasadori i SHBA- së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, mbrëmë ka reaguar duke thënë se autoritetet e Kosovës po nxisin tensione ndëretnike me veprimet e fundit

Ambasadori Hovenier akuzon Kosovën se po nxit tensione, përmend mosmbështetjen në arenën ndërkombëtare

Kurse deputetja britanike, Alicia Kearns, ka reaguar ndaj qëndrimit të ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili ka thënë se qeveria amerikane është thellësisht e shqetësuar me veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës.

Ajo përmend sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku, teksa thotë se heshtja për këtë sulm mbetet ende e shurdhër.

Deputetja britanike Alicia Kearns reagon ndaj deklaratës së Hovenierit: Ku është balancimi, heshtja për sulmin në Banjskë mbetet ende e shurdhër

Gjithashtu lexoni:

Haradinaj uron Shqipërinë pas zgjedhjeve: Lidhja jonë është e përjetshme

Kurti kërkon nga Costa heqjen e plotë dhe të menjëhershme të masave kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Zyra e BE-së për takimin e Costas me Kurtin: U theksua rëndësia e angazhimit të Kosovës për normalizim me Serbinë

Trump flet për Ukrainën në Katar: “Sot, ndoshta nesër, apo të premten mund të vijnë lajme shumë të mira”

Costa: Heqja e masave ndaj Kosovës është e kushtëzuar me shtensionimin e situatës në veri të vendit

Kosova News 04/02/2024 04/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
6°C
Pristina
clear sky
8° _ 6°
77%
1 km/h
Thu
19 °C
Fri
11 °C
Sat
14 °C
Sun
16 °C
Mon
15 °C

Lajmet e Fundit

Bologna mposht Milanin dhe fiton Kupën e Italisë
23:09 -14/05/2025
Galatasaray fiton Kupën e Turqisë
23:05 -14/05/2025
Istogu e fiton finalen e parë
22:21 -14/05/2025
Divizioni i Ushtrisë së ShBA-së do të vendoset në Aeroportin e Gjakovës
21:54 -14/05/2025
Albion Rrahmani shënon në finalen e Kupës së Çekisë
21:30 -14/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?