KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ambasadori gjerman, Jorn Rohde: Kosova ta përgatitë draftstatutin e Asociacionit
Politikë

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde: Kosova ta përgatitë draftstatutin e Asociacionit

Kosova News
Kosova News 14:41 -16/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Jorn Rohde, ka thënë se Kosova duhet ta përgatitë sa draftin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në një deklaratë për media pas takimit që të martën e ka zhvilluar me anëtarët e Komisionin parlamentar për punë të jashtme dhe diasporë, ai ka thënë se vizioni nuk është draftstatut.

“Kosova duhet ta përgatisë draftin, një vizion nuk është draft. Duhet të përgatitet drafti”, ka theksuar Rohde pas interesimit të gazetarëve.

Ekipi menaxhues, i përbërë nga anëtarë serbë, më 2 maj në Bruksel prezantoi një draftstatut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por ai u hodh poshtë nga institucionet e Kosovës, nën arsyetimin se përmbajtja e tij ishte antikushtetuese.

Ndërkohë që para dy javësh kryeministri Kurti ka paraqitur vizionin e tij për zbatimin e nenit 7 të Marrëveshjes bazike, i cili bazohet në modelin që Kroacia e aplikon për serbët.

Përpos që në të theksohet se Asociacioni duhet të burojë nga autorizimet e konventave të Këshillit të Evropës, sipas tij, ai duhet t’u ofrojë pjesëtarëve të komunitetit serb mundësinë për të promovuar dhe mbrojtur interesat e veta përmes një kornize vetëmenaxhimi.

Vizioni i prezantuar nga kryeministri Kurti bazohet në modelin e Këshillit Nacional të Serbëve në Kroaci (SNV). Sipas faqes zyrtare, Këshilli Kombëtar Serb (KNS) “është organ politik, këshillues dhe koordinues i zgjedhur në mënyrë demokratike që vepron si vetëqeverisje e serbëve në Republikën e Kroacisë lidhur me çështjet e të drejtave të tyre civile dhe kombëtare, si dhe çështjet e identitetit, pjesëmarrjes dhe integrimit të tyre në shoqërinë kroate”.

Gjithashtu lexoni:

Stradner: Serbia nxit tensione me Kosovën, OSBE të mos mblidhet në Serbi

Kryeprokurori i Shtetit nënshkruan marrëveshje me Institutin e Bazelit për gjurmimin dhe rikthimin e pasurive të paligjshme të Kosovës

Kurti e Abdixhiku takohen sot në Kuvend, PDK e Aleanca refuzojnë ftesën

Kurti dhe Abdixhiku takohen të martën, PDK dhe Aleanca refuzojnë ftesën

Gjikolli & Partners revolucionizon financat në ballkan: lançohet sot nga Cyrihu platforma inovative e tokenizimit të aseteve reale

Kosova News 16/05/2023 16/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
20° _ 17°
61%
1 km/h
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
35 °C
Sat
29 °C

Lajmet e Fundit

Stradner: Serbia nxit tensione me Kosovën, OSBE të mos mblidhet në Serbi
12:40 -04/08/2026
Dy persona theren me thikë, të dyshuarit në arrati në Pejë
12:12 -04/08/2026
Nisin përgatitjet për Lojërat Mesdhetare, Kurti mbledh Komitetin Organizativ
11:50 -04/08/2026
Tentoi të ikte në Serbi, arrestohet i kërkuari për tentim vrasje e fajde
11:25 -04/08/2026
Kontrolle në sektorin e qumështit, 93 mospërputhje, 46 produkte rezultuan me vaj palme
11:07 -04/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?