KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ambasadori gjerman e çek: Kërkojmë zgjidhje të shpejtë për liberalizim të vizave
Politikë

Ambasadori gjerman e çek: Kërkojmë zgjidhje të shpejtë për liberalizim të vizave

Kosova News
Kosova News 11:05 -18/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde, në tryezën “Agjenda Evropiane 2022”, të Komisioni për Integrim Evropian, ka thënë se e ardhmja e Kosovës është Bashkimi Evropian.  

“Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë shumë herë se Ballkani Perëndimor është pjesë e Bashkimit Evropian. Agresioni rus kundër Ukrainës na ka bërë të ditur se sa i rëndësishëm është zgjerimi i BE-së dhe kjo vlen edhe për liberalizimin e vizave dhe ne të gjithë pajtohemi se e ardhmja e Kosovës është  BE-ja. Dhe kjo do shumë punë”, tha ai.

Bílek: Liberalizimi i vizave për Kosovën prioritet në agjendën çeke

Ndërsa, ambasadori i Republikës Çeke, Pavel Bílek, ka përmendur pjesëmarrjen në samitin në Pragë të presidentes së Kosovës, ku e vlerësoi angazhimin e saj.

“Kjo periudhë e vështirë na sjell shumë sfida por na bënë me dije se duhet të ndihmojmë Ballkanin Perëndimorë. Presidenca e Çekisë është duke u fokusuar që të ndihmojmë Ballkanin Perëndimorë që të përfitojë si në fushën e energjisë, agjenda e gjelbër e të tjera. Në shumë nisma po theksohet përfshirja e Ballkanit Perëndimorë. Edhe një fushë tjetër e rëndësishme është siguria kibernetike, ku parashihet edhe përfshirja e Ballkanit Perëndimorë”, ka thënë ai.

Ambasadori Bílek tha se liberalizimi i vizave për Kosovën është shumë lartë në agjendën çeke dhe është prioritet.

 Së fundi, më 13 tetor, është theksuar se Kosova ka plotësuar kriteret dhe presidenca çeke do të punojë për këtë çështje. Komisioni edhe për këtë vit vlerësohet nga ne dhe këto raporte studiohet nga afër. Vendet anëtare kanë filluar të diskutojnë për këto. Rezultati i kësaj pune dy mujore don të jetë edhe diskutimi dhe do të përfundon me një konkludim. Procesi i zgjerimit është proces në bazë të meritave dhe do të vlerësohen secila veç e veç. Këtu përfshihet edhe Kosova.

Një nga fushat që diskutohet edhe dialogu Kosovë Serbi dhe në mënyrë që të kemin sukses është që të dyja vendet të pranohen në Bashkimin Evropian. Bashkëpunimi rajonal është shumë i rëndësishëm. Të gjithë po përballemi me sfida dbe duhet të punojmë të gjithë. Presidenca Çeke do të koordinon përpjekjet që Be të jetë më e qëndrueshme dhe kemi shumë qëllime për të arritur”, tha ai.

Edhe përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Johannes Stenbaek Madsen, ka thënë se Raporti për Kosovën na përkujton propozimin për të hequr vizat dhe aty theksohet se Kosova ka plotësuar kriteret për heqjen e vizave.

Ndërsa, Rrezarta Krasniqi,  Kryetare e Komisionit për Integrim Evropian të Kuvendit të Republikës së Kosovës, tha se procesi për liberalizim për Kosovën ka thyer të gjitha rekordet e kohëzgjatjes. “Pas 10 vjetësh sytë janë ka vendet që vendosin për këtë. Perspektiva evropiane e Kosovës është një dekadë prapa vendeve tjera dhe është koha kur duhet ta korrigjojmë”, tha ajo.

Gjithashtu lexoni:

Berisha, pas takimit me Osmanin: Kemi qenë konstruktivë nga fillimi, nuk përulemi ndaj askujt

Ziadeh takohet me Sorensen, e vazhdon mbështetjen për dialogun

Kurti takon deputetët britanikë, diskutojnë për marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin ekonomik e tregtar

Osmani dhe Arifi bisedojnë për konstituimin e Kuvendit

LDK-ja dorëzoi lëndën në Gjykatën Kushtetuese për bllokadën në kuvend

Kosova News 18/10/2022 18/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
35°C
Pristina
clear sky
35° _ 34°
20%
4 km/h
Fri
36 °C
Sat
36 °C
Sun
38 °C
Mon
37 °C
Tue
37 °C

Lajmet e Fundit

Kyle Walker befason me skuadrën e re
22:03 -04/07/2025
Kurti dhe Nagavci vizitojnë kampin edukativ me fëmijë të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian
21:21 -04/07/2025
Osmani: Kosova feston krah për krah me Amerikën, aleatin tonë më të madh
20:11 -04/07/2025
Berisha, pas takimit me Osmanin: Kemi qenë konstruktivë nga fillimi, nuk përulemi ndaj askujt
20:09 -04/07/2025
Ziadeh takohet me Sorensen, e vazhdon mbështetjen për dialogun
19:46 -04/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?