KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ambasadori Berishaj: Nga rrethanat politike në Slloveni lindën shpifjet
Politikë

Ambasadori Berishaj: Nga rrethanat politike në Slloveni lindën shpifjet

Kosova News
Kosova News 14:24 -17/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria, ka intervistuar sot ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Para komisionit hetimor parlamentar, Berishaj tha se e ka paditur një portal slloven i cili ka raportuar se gjoja ai i kishte marrë 600 mijë euro nga kompania GEN. Këto deklarime të portalit slloven, Berishaj i quajti të pavërteta.

Në nisje të kësaj interviste nga ana  e Komisionit Hetimor Parlamentar, nën kryesinë të Driton Selamanajt, u bë e ditur arsyeja e formimit të këtij komisioni, puna dhe misioni tij, me ç’rast përmendi shkakun e ftesës së ambasadorit Berisha në intervistim, që është nisur si çështje nga mediat ndërkombëtare e më pastaj edhe nga mediat vendore.

Nga ana e tij, ambasadori i Republikës së Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, derisa shprehu respektin për Kuvendin si institucion rolin e mediave në plasimin e të vërtetës, ai u shpreh se ndien borxhli ndaj mediave vendore ngaqë nuk është shprehur asnjëherë deri më tani për këtë çështje që u ngrit si aferë a rast, që, sipas tij, është promovim i një portali në Slloveni, por që nuk është marrë seriozisht me peshën e tyre, që u publikua një ditë para zgjedhjeve në Slloveni.

“Rrethanat politike në Slloveni, që ka ndikuar të lindin shpifje, duke sqaruar se gazetari që ka publikuar atë artikull është biri i njërit që dikur ka shërbyer në shërbime të dikujt tjetër dhe këtë lëndë e kam paraqitur në gjyq për shpifje”, deklaroi ambasadori Berisha, teksa shtoi se “liria dhe e drejta e shtypit nuk nënkupton të shkruash çdo gjë, por atë që është e vërtetë, që duhet argumentuar.”

“Atë natë është përmendur në Lubjanë dhe kurrë më, asnjë televizion, as agjencionet shtetërore, as televizionet private”, deklaroi ambasadori Berisha, teksa shtoi se rastin e ka paraqitur në Gjyqin e Qarkut në Lubjanë.

Tutje, ai njoftoi në hollësi aktivitetin e tij si këshilltar në firma të ndryshme, si dhe për firmën që ai ka hapur në Mal të Zi.

Ndërsa lidhur me firmën GEN, ai tha se firma nuk ka asnjë lidhje se është emër i një firme që i ngjet firmës tjetër në emër, është plotësisht 100 për qind  pronë  sllovene, kam qenë aty si këshilltar politik, për të dhënë këshilla se si duhet të veprojë e që është regjistruar në ZRRE që nga viti 2009 deri më 2019 e prej këtij viti nuk kam forma kontraktuale, ngase e kam pasur të qartë kur kam filluar punën si ambasador.

Më tej, ambasadori Berishaj shtoi se mjetet e derdhura në kompaninë e tij nuk kanë përfunduar as te kryeministri, as te kryeparlamentari, as te asnjë nga liderët tjerë në Kosovë, nuk janë investuar e nuk kanë shkuar askund në Kosovë e as në Slloveni.

I pyetur nëse ka njohje me ministren Rizvanolli, ambasadori Berisha mohoi këtë, si dhe kontakte e takime me personalitetet politike të vendit, qoftë me kryeministrin Kurti, apo me kryetaren e vendit, Vjosa Osmani.

Po ashtu pyetjes nëse si këshilltar ka shpërndarë te vendet informacion për sektorin energjetik të Kosovës, ambasadori Berishaj tha se ka bërë në bazë të strategjive të dala nga shteti edhe në aspektin antropologjik.

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku shkon me Osmanin në takim me Kurtin

Kryeministri Kurti, optimist para takimit me Abdixhikun dhe Osmanin

Dogana e Kosovës inkason mbi 1 miliard euro të hyra për gjashtë muajt e parë të vitit

Kurti: Po i zgjerojmë mundësitë për mobilitet akademik

Kusari-Lila u bën thirrje bizneseve të raportojnë çdo tentativë mashtrimi gjatë procesit të granteve

Kosova News 17/11/2022 17/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Abdixhiku shkon me Osmanin në takim me Kurtin
18:41 -10/07/2026
Kryeministri Kurti, optimist para takimit me Abdixhikun dhe Osmanin
18:38 -10/07/2026
Dogana e Kosovës inkason mbi 1 miliard euro të hyra për gjashtë muajt e parë të vitit
18:09 -10/07/2026
Policia: Shkeljet në trafik do të dënohen edhe pa ndalimin e automjetit
18:02 -10/07/2026
Mbyllen edhe dy biznese me veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve
17:58 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?