KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ambasadori amerikan: Vendimet për reciprocitet ishin të koordinuara me ndërkombëtarët
Politikë

Ambasadori amerikan: Vendimet për reciprocitet ishin të koordinuara me ndërkombëtarët

Kosova News
Kosova News 11:29 -02/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se dy masat e Qeverisë së Kosovës, ajo për reciprocitet për dokumente dhe ajo për targa, ishin në përputhje me faktorin ndërkombëtar.

Përmes një postimi në Twitter, Hovenier ka thënë se ShBA-ja e mirëpret vendimin e Kosovës për pezullimin e përkohshëm të këtyre masave, deri më 1 shtator.

“ShBA-ja mirëpret vendimin e liderëve të Kosovës për të pezulluar përkohësisht zbatimin e masave të reciprocitetit për targat dhe dokumentet hyrëse/dalëse, të dyja masat janë plotësisht në përputhje me marrëveshjet e Brukselit dhe ishin të koordinuara me komunitetin ndërkombëtar”, ka shkruar Hovenier.

Vendimin për pezullimin e përkohshëm të këtyre dy masave, Qeveria e Kosovës e ka marrë të dielën vonë, pas konsultave me ambasadorët e ShBA-së dhe BE-së, për shkak të tensionimit të situatës në veri.

Pas vendimit, të hënën pasdite janë larguar të gjitha barrikadat në rrugët që çonin drejt dy pikëkalimeve kufitare në Bërnjak e Jarinje, të cilat ishin vendosur nga qytetarë serbë me qëllim të kundërshtimit të masave.

Qeveria e Kosovës është zotuar se me largimin e barrikadave, vendimet do të pezulloheshin, derisa gjatë ditës së hënë, deri në largimin e tyre, janë lëshuar më shumë se 1,500 fletëlëshime hyrje-dalje nëpër pikat kufitare, bazuar në vendimin për reciprocitet për dokumente me Serbinë.

The U.S. welcomes the decision by Kosovo’s leaders to suspend temporarily the implementation of reciprocity measures on license plates & entry/exit documents, both measures are fully in line with the Brussels agreements and were coordinated with the international community. ????

— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) August 2, 2022

Gjithashtu lexoni:

Dyshime për falsifikim parash në Prishtinë, sekuestrohen mbi 200 monedha

Numërohen rreth 70% të votave nga ambasadat dhe konsullatat, Vetëvendosje kalon në 50 mandate

Murati: Ekzekutimi i shtesave prej 100 euro për punëtorët e sektorit privat pritet të bëhet të hënen

Kurti pas homazheve në Prekaz: Epopeja e Jasharëve është në thelb të historisë së popullit tonë

Haxhiu nga Prekazi: Nuk ka 12 Qershor pa sakrificën e familjes Jashari

Kosova News 04/08/2022 02/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
84%
1 km/h
Sat
21 °C
Sun
26 °C
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

KQZ: Numërimi i votave të përfaqësive diplomatike mbyllet sot, po vazhdon numërimi i atyre me postë
10:09 -13/06/2026
Sulmoi policët, i dyshuar dërgohet në repartin psikiatrik
09:38 -13/06/2026
Dyshime për falsifikim parash në Prishtinë, sekuestrohen mbi 200 monedha
09:11 -13/06/2026
Moti sot dhe nesër, me diell, vranësira dhe riga lokale shiu
08:40 -13/06/2026
Fillon numërimi i votave me postë
23:07 -12/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?