KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ambasadori amerikan: Asociacioni pa kufizime mund të bëhet diçka problematike
Politikë

Ambasadori amerikan: Asociacioni pa kufizime mund të bëhet diçka problematike

Kosova News
Kosova News 17:38 -09/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se dhe Serbia duhet t’i kthehen bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian për ta zbutur rrezikun e dhunës së përtërirë pas një përleshjeje të armatosur që rezultoi me katër persona të vdekur muajin e kaluar.

Plani i mbështetur nga BE pothuajse u shpartallua muajin e kaluar pas të shtënave midis serbëve dhe policisë në pjesën veriore të Kosovës. Përshkallëzimi më i keq në gati dy dekada ka ngritur shqetësime se një luftë tjetër mund të shpërthejë në Europë në një kohë kur Ukraina është nën sulmin ushtarak rus.

“Është urgjente të rikthehemi në proces” për t’i përmirësuar lidhjet mes armiqve të kohës së luftës”.

“Anëtarësimi i mundshëm në të ardhmen në BE përfaqëson stimulimin kryesor për të dyja vendet që të kthehen në tavolinën e bisedimeve në mënyrë që të implmentohen angazhimet e marra gjatë më shumë se një dekade negociatash”, tha Hovenier në një intervistë për Bloomberg.

Shtetet e Bashkuara duan t’i shkojnë deri në fund të asaj që ndodhi më 24 shtator kur një grup me serbë të armatosur e bllokuan një rrugë në fshatin Banjskë duke përdorur kamionë dhe eksplozivë, thotë i dërguari. Një njësi e policisë së Kosovës që mbërriti në vendin e ngjarjes u vu nën breshërinë e zjarrit nga sulmuesit, të cilët më pas u futën në një manastir serb aty pranë, duke u përfshirë në një shkëmbim zjarri njëditor. Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë e fajësuan njëri-tjetrin për dhunën.

Shumica e sulmuesve u arratisën, por “lanë pas vetës një sasi shumë, shumë shqetësuese të armëve dhe armatimeve të sofistikuara ushtarake,” thotë Hovenier. “Nuk besojmë se kjo është diçka spontane vetëm nga banorët” e veriut të Kosovës të populluar nga serbët, thotë ai. “Ka një lloj strukture pas kësaj, ata nuk mund ta kenë bërë këtë vetë” dhe kushdo që është përgjegjës do të përballet me pasoja, sipas ambasadorit.

Politikani lokal serb, Millan Radoiçiq, e ka marrë përgjegjësinë për sulmin dhe është dorëzuar tek autoritetet serbe për t’u marrë në pyetje përpara se të lirohej me kusht.

“Jemi të vetëdijshëm se ai ka thënë se e ka bërë këtë vetë. Ne nuk besojmë se kjo do të jetë fjala përfundimtare për këtë”, thotë Hovenier. “Puna duhet të vazhdojë për ta përcaktuar përgjegjësinë përfundimtare.”

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e ka mohuar vazhdimisht përfshirjen e vendit të tij në përshkallëzimin e dhunës dhe i ka dënuar vrasjet.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka akuzuar Serbinë për furnizim me armë të serbëve në veri. Zyrtarët e Serbisë, të cilët refuzojnë ta njohin pavarësinë e Kosovës këmbëngulin që Kurti ta zbatojë marrëveshjen e vitit 2013, sipas së cilës serbët lokalë marrin njëfarë autonomie në komunat ku jetojnë.

“Ky është një element i asaj që duhet të ndodhë urgjentisht”, pasi Kosova duhet ta lejojë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, thotë ambasadori. “Komuniteti serb në Kosovë ka ende një numër shqetësimesh dhe ata e shohin Asociacionin si një mënyrë për të ndihmuar në adresimin e këtyre shqetësimeve.”

Megjithatë, një organizatë e tillë nuk duhet të ketë fuqi ekzekutive dhe “duhet të jetë e kufizuar, sepse ne besojmë se pa ato kufizime mund të bëhet diçka që është problematike ose një burim jostabiliteti”, thotë Hovenier.

Gjithashtu lexoni:

Numërohen rreth 40 për qind e votave me postë, këto janë rezultatet

Përfundon numërimi në të gjitha QKN-të, procedohen 100% e vendvotimeve

Numërohen mbi 35% e votave me postë: VV e para bindshëm, LDK e dyta dhe PDK e treta

Prishtina drejt përfundimit të numërimit: Kurti kandidati më i votuar, mbeten vetëm 10 vendvotime

Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Jashari

Kosova News 09/10/2023 09/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
84%
1 km/h
Sat
21 °C
Sun
26 °C
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Thirrjet kundër Ramës në koncertin e Ylli Limanit, reagon kryeministri- Të neveritshme!
20:08 -13/06/2026
Numërohen rreth 40 për qind e votave me postë, këto janë rezultatet
19:53 -13/06/2026
Përfundon numërimi në të gjitha QKN-të, procedohen 100% e vendvotimeve
19:33 -13/06/2026
​Nga sheshi “Skënderbej” te Kryeministria, qytetarët në Tiranë ringrenë zërin kundër ndërtimit në Zvërnec
19:29 -13/06/2026
Numërohen mbi 35% e votave me postë: VV e para bindshëm, LDK e dyta dhe PDK e treta
19:23 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?