Ambasada e Italisë në Kosovë ka thënë se në Gjykatën Speciale në Hagë po gjykohen individë, dhe se nuk po gjykohet lufta e Kosovës për liri.
Ambasada në një postim në Twitter ka thënë se Dhomat e Specializuara kanë përkrahjen e plotë të Italisë.
Ambasada ka shpërndarë postimin e ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, që po ashtu tha se gjykimi në Hagë nuk është kundër UÇK-së.
“Gjykimi është për veprimet e individëve, e jo për luftën e Kosovës për liri. Dhomat e Specializuara kanë përkrahjen tonë të plotë”, është thënë nga Ambasada italiane.


