KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ambasada amerikane konfirmon organizimin e diskutimit për Asociacionin
Politikë

Ambasada amerikane konfirmon organizimin e diskutimit për Asociacionin

Kosova News
Kosova News 20:26 -24/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë konfirmoi diskutimin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe që pirtet të mbahet më datë 31 janar.

Ambasada tregoi qëllimin e këtij diskutimi, ndërsa nuk bëri të ditur nëse ka një ftesë për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pavarësisht se u tha që ka ftuar liderë politikë.

“Më 31 janar, Ambasada e Amerikës do të organizojë një diskutim për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë. Kemi ftuar drejtues të shoqërisë civile, zyrtarë qeveritarë, liderë politikë dhe diplomatë për të diskutuar këtë temë të rëndësishme”, u tha në përgjigjen e Ambasadës amerikane për KosovaPress.

KosovaPress ka mësuar nga burime brenda Qeverisë së Kosovës, që deri më sot (24 janar) kryeministri Kurti nuk ka pranuar një ftesë për diskutimin e 31 janarit.

Ndërkohë, mësohet se kryetari i LDK-së, Lumri Abdixhiku, ka pranuar një ftesë të tillë. Por, edhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, konfirmoi ftesën dhe pjesëmarrjen.

Ditë më parë, i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, duke folur për refuzimin e Kurtit për të themeluar Asociacionin, tha se “një person dhe një palë nuk mund të shmangë një detyrim ligjor ndërkombëtar”.

Ambasada amerikane i tha KosovaPress-it se diskutimi i 31 janarit është në përputhje me angazhimet e tyre dhe në mbështetje të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Qëllimi ynë është të avancojmë mirëkuptimin e ndërsjellë për angazhimin rreth Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, në mbështetje të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ne po e organizojmë këtë diskutim në përputhje me qëllimin tonë të qëndrueshëm për të avancuar integrimin e Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlantike dhe si reflektim i miqësisë sonë të gjatë dhe mbështetjes për popullin e Kosovës”, përfundoi përgjigjja e Ambasadës.

Gjithashtu lexoni:

Çka i duhet një kandidati për të fituar në zgjedhjet lokale 2025?

Kërkohet ndihmë financiare për shërimin e 22-vjeçares nga Prishtina

Nga sot partitë mund të dorëzojnë listat e kandidatëve për zgjedhje

Kurti: Kosova nuk është më vështruese e padrejtësive në Luginë, me vendimet e saj është përherë pranë dhe praninë do ta rrisë nga viti në vit

Hoxhaj: E mbështes koalicionin Vetëvendosje – PDK

Kosova News 24/01/2023 24/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
22° _ 20°
70%
2 km/h
Thu
36 °C
Fri
34 °C
Sat
28 °C
Sun
27 °C
Mon
27 °C

Lajmet e Fundit

Plagoset një person në Prishtinë, raportohet si aksidentale
10:30 -26/06/2025
Çka i duhet një kandidati për të fituar në zgjedhjet lokale 2025?
10:20 -26/06/2025
Prishtinë: Policia kërkon ndihmë për indentifikimin e një personi, dyshohet për grabitje
10:07 -26/06/2025
Policia ndalon një person në Prishtinë për falsifikim parash – sekuestron mjete dhe para të dyshuara
09:57 -26/06/2025
Mungesa e reshjeve, rrjedha e lumenjve në Kosovë nën mesatare
09:39 -26/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?