KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Aliu: Kontratat kolektive janë kontrata ilegale, të japin llogari ata që i kanë nënshkruar
Politikë

Aliu: Kontratat kolektive janë kontrata ilegale, të japin llogari ata që i kanë nënshkruar

Kosova News
Kosova News 11:31 -31/05/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kontratat kolektive po u marrin komunave shuma të mëdha të parave për shkak të vendimeve gjyqësore, raporton Ekonomia Online.

E, një gjë e tillë po u pamundëson këtyre të fundit realizimin e projekteve të premtuara për komunën që ata udhëheqin.

Kryetari i komunës së Shtimes, Qemajl Aliu në një intervistë për Ekonomia Online u shpreh se këto kontrata janë ilegale dhe sipas tij komunës po i vështirësohen punët.

I pyetur për shifrën e saktë financiare që i është marrë kësaj komune, i pari i Shtimes tha se nuk e ka një shifër të saktë.

“Me ju thënë të drejtën, këtu ku jemi edhe për çka po flasim, nuk kam shifra të sakta. Për shifra të sakta ndoshta duhet me pyet Drejtorinë e Financave dhe të Buxhetit. Ata mund t’ju flasin më saktë. Por, e vërteta është, si çdo komunë tjetër, edhe komuna jonë është e prekur nga kontrata kolektive, e cila për hir të vërtetës po na e vështirëson, vështirëson shumë punën”, tha Aliu për EO.

Sipas Aliut, llogari për këto kontrata duhet të japin ata që kanë nënshkruar, e që ky i quan ilegale.

“Jo, unë mendoj që ajo është kontratë ilegale dhe si kontratë ilegale nuk duhet të paguhet as nga komunat, as nga ministria. Kjo duhet të adresohet saktë, duhet të gjenden fajtorët dhe ata që e kanë shkaktuar këtë dëm kaq të madh Republikës së Kosovës. Ne mos të merremi me fërkemët e gjurmët, por të merremi me ujkun. Ujku këtu ka emër edhe ka mbiemër. Janë zotërinjtë që e kanë nënshkruar. Ata duhet me marrë përgjegjësi penale për veprimin që e kanë bërë”, tha Aliu.

Ai, deklaroi se hedhja e fajit her nga njëra anë e her nga tjera është më shumë çështje politike, pasi që sipas tij kjo po bëhet për përfitime elektorale.

“Ndërsa kjo hedhja e gurit andej-këtej, kjo është çështje më shumë e partive politike edhe për përfitime politike elektorale. E vërteta është që zotërinjtë që e kanë nënshkruar, ata kanë emër, mbiemër, edhe ju si gazetarë ju ftoj që të shkoni t’i pyesni ata se i dini saktë kush janë, edhe ata po ia bëjnë këtë dëm Kosovës”, tha Aliu.

Ai tha se ka shumë projekte të reja që mbesin pa u realizuar për shkak se përmbaruesi u merr të hollat pa i pyetur.

 “Ka plot projekte të reja që po pamundësohet realizimi i tyre për shkak që ligjet përmbarimore neve na i marrin lekët pa na pyetur fare”, tha Aliu për EO.

Sipas raportit të Institutit GAP, në vitin 2024 nga vendimet gjyqësore komunës së Shtimes i janë marrë mbi 869 mijë euro, krahasuar me vitin paraprak 69% më shumë.

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në 6 kantiere ndërtimi

​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive, me LDK-në nuk pati marrëveshje

Kurti merr pjesë në hapjen e bazës operative të Wizz Air në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Kosova News 31/05/2026 31/05/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Aksident fatal në rrugën Mitrovicë–Prishtinë, humb jetën një grua
09:42 -23/07/2026
Mot me diell dhe temperatura deri në 29°C
08:20 -23/07/2026
Sot mbahet seanca gjyqësore për rastin e vrasjes së policit Muhamet Lika
08:18 -23/07/2026
Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?