Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë do të nderoi individë dhe institucione nga fusha të ndryshme të jetës kulturore, ekonomike, sportive dhe shoqërore. Kështu njofton mediumi serb i afërt me Vuçiqin novosti. Sipas këtij mediumi përveç personaliteteve vendase presidenti Vuçiq e ka dekoruar me Urdhrin e Flamurit Serb të shkallës së parë edhe ish- të dërguarin e ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi Richard Allen Grenell çmimi do t’i ndahet nesër një ceremoni shtetërore.
Richard Grenellit , i jepet ky çmim për shërbime të dalluara në zhvillimin dhe forcimin e bashkëpunimit paqësor dhe marrëdhënieve miqësore ndërmjet Republikës së Serbisë dhe SHBA-së transmeton KosovaNews.
Ky është çmimi i parë në historinë e Serbisë që i ndahet një personaliteti amerikan nga një president serb.
Kujtojmë se edhe në Kosovë ish i dërguari special i presidentit të ShBA-së, Grenell ishte dekoruar nga ish-presidenti Hashim Thaçi me Medaljen Presidenciale të Meritave me 21 Shtator të vitit 2020
“Jam i lumtur dhe krenar te dekoroj ambasadorin Grenell me Medaljen Presidenciale të Meritave, Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike Kosovë-Serbi. Grenell e arriti këtë sukses sepse besoj në përkushtimin tonë dhe nevojën tonë për këtë marrëveshje, atë që të tjerët nuk e arritën, Grenell e bëri shpejt. Marrëveshja e Shtëpisë së Bardhë do të sjellë më shumë paqe mes dy vendeve”, kishte deklaruar Thaçi para mediave.



