KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Alcatraz”… fotografitë tregojnë jetën në burgun më famëkeq të Amerikës
Botë

“Alcatraz”… fotografitë tregojnë jetën në burgun më famëkeq të Amerikës

Kosova News
Kosova News 15:29 -20/03/2023
Shpërndaje
List of Images 1/14
al1
al2
al3
al4
al5
al6
al7
al8
al9
al10
al11
al12
al13
al14
Shpërndaje

Kanë kaluar 60 vite që kur autoritetet amerikane vendosën që të mbyllnin një herë e përgjithmonë 378 qelitë e burgut më famëkeq në vend, Alcatraz. I vendosur në një ishull shkëmbor rreth 20 kilometra nga San Francisko, për 29 vite në atë burg u mbyllën disa prej kriminelëve më të rrezikshëm të Shteteve të Bashkuara, si Al Capone, apo George “Machine Gun” Kelly.

Së fundmi, janë publikuar foto të rralla nga jeta brenda ne ishullin-burg, ku tregohet gjithçka ndodhte aty brenda, nga kopshtet me lule të mirëmbajtur nga të dënuarit, te menyja e Krishtlindjeve të vitit 1950, e deri tek armët e gardianëve të burgut.

Në foto shfaqen edhe disa nga të burgosurit më famëkeq të Alcatraz, si Clarence Carnes, më i riu i dërguar aty, vetëm 18 vjeç, si dhe 3 personazhet e shndërruar tashmë në protagonistë të historisë, të cilët arritën të arratisen nga aty. Frank Morris dhe vëllezërit Clarence e John Anglin, të tre të dënuar për grabitje bankash, arritën të zhdukeshin prej Alcatraz më 11 qershor 1962. Historia e tyre është përjetësuar edhe në një film me protagonist Clint Eastwood.

Tre burrat përdorën lugë e pirunë për të gërmuar betonin e mureve, ndërsa mendohet se u arratisën përmes një mjeti lundrues të ndërtuar me mushama. Edhe pse shumë historianë besojnë se ata humbën jetën teksa tentonin të arrinin bregun tjetër, zyrtarisht ata janë ende persona të shpallur në kërkim, edhe pse i kanë kaluar të 90-tat tashmë.

- Reklamë -

Burgu do të mbyllej përgjithmonë, më 21 mars 1963, disa muaj pas arratisjes së tyre spektakolare. Por sipas arkivave, vendimi nuk kishte lidhje me arratisjen dhe ishte marrë para se ajo të ndodhte. Sipas Zyrës Federale të Burgjeve, për restaurimin e burgut nevojiteshin deri në 5 milionë dollarë, shifër tepër e lartë për kohën.

Shifrat e larta shkaktoheshin nga fakti që burgu ndodhej në një ishull dhe të gjitha mallrat duheshin transportuar me varkë. Në ishull nuk kishte as ujë të pijshëm, i cili duhej marrë nga kontinenti. Çdo javë, për të burgosurit dhe stafin duheshin rreth 3,7 milionë litra ujë.

Pas analizave, qeveria amerikane vendosi se ishte më e leverdishme të ndërtonte një burg të ri sesa të mbante hapur Alcatraz-in. Në ditën e fundit para mbylljes së burgut prej aty u larguan edhe 27 të dënuarit e fundit, të cilët u parakaluan në sytë e gazetarëve.”

Pasi u bë për ca kohë “shtëpi” e disa nativëve të Amerikës, të cilët protestonin kundër qeverisë amerikane, në vitin 1972 Alcatraz u fut në listën e monumenteve historike të San Franciskos. Sot, aty shkojnë 1,5 milionë turistë çdo vit.

Gjithashtu lexoni:

Merz dhe Macron, me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt BE-së

Kallas bën thirrje për “bisedime më të thella” për raketat dhe rezervat bërthamore të Iranit

Lajm i keq për paqen, Irani ndërpret komunikimin me SHBA-në, bllokohet Hormuzi

Macron njofton një rekord prej 93 miliardë eurosh investime të huaja në Francë

“Pas Iranit është radha e Kubës” – Trump ka paralajmëruar sulme në ishull

Kosova News 20/03/2023 20/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 26°
50%
1 km/h
Fri
26 °C
Sat
25 °C
Sun
24 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C

Lajmet e Fundit

Ambasadori britanik merr pjesë në Paradën e Krenarisë
19:50 -05/06/2026
LDK dënohet me 5 mijë euro për përfshirjen e fëmijëve në fushatën zgjedhore
19:14 -05/06/2026
Metë Shatri ndan 10 bursa për studentët e UP-së, premton më shumë mbështetje për të rinjtë
18:56 -05/06/2026
Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën evropiane
18:49 -05/06/2026
Jagxhiu takon Hysenin, flasin për digjitalizimin e shërbimeve publike
18:43 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?