Kandidati i Lëvizjes VETËVENDOSJE për kryetar të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen në tubimin e madh që u mbajt sot në qytet, shkruan KosovaNews.

Hyseni theksoi se tubimi u zhvillua me energji dhe entuziazëm të jashtëzakonshëm për fitoren e madhe të Lëvizjes VETËVENDOSJE.

Në tubim mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, i cili së bashku me qytetarët gjilanas përcolli mesazhin se të dielën do të vuloset fitorja.
“Po e dëshmojmë forcën e vërtetë të këtij qyteti! Jemi BASHKË për Gjilanin!” – tha Hyseni.



