1219 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë as sot nuk është regjistruar asnjë vdekje.
Tutje ministria njofton se për 24 orë janë marrë 3283 mostra nga të cilat 1219 kanë rezultuar pozitive, ndërkaq janë vaksinuar 267 persona.

Pas rritjes së rasteve me COVID-19, përmes një njoftimi në Facebook, IKSHPK-ja ka bërë thirrje për vaksinim dhe shtim të kujdesit./KosovaNews/