Alarm për bombë në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare në Prishtinë
Policia e Kosovës është njoftuar se në kampusin universitar, përkatësisht në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare në Prishtinë, është vendosur një bombë.
Aty po mbahej koncerti i tenorit Ramë Lahaj, i cili është ndërprerë nga policia.
Njësitet kompetente policore kanë rrethuar objektin, duke kontrolluar edhe me qen.
Pas kontrolleve të detajuara bëhet e ditur se nuk është gjetur asgjë.
Nuk dihet nëse koncerti i Lahajt do të vazhdojë.
Duhet theksuar Kosova u bë vendi i fundit në Ballkan ku u alarmua për mjete shpërthyese në institucione, pas një varg kërcënimesh në të paktën katër vende të tjera të rajonit në muajt e fundit.
Ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë e shohin këtë situatë si përpjekje për destabilizim të rajonit duke ndikuar edhe në konsumimin e panevojshëm të resurseve policore në këto vende.
Kërcënime të ndryshme për mjete shpërthyese deri më tani ka pasur në Mal të Zi, Serbi, Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe Kosovë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë duke zhvilluar hetime për rastet por deri më tani nuk është bërë ndonjë arrestim.
Policia, gjithashtu, nuk ka bërë të ditur nëse kanë arritur t’i identifikojnë adresat prej nga kanë ardhur këto kërcënime


