KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Aktgjykimi i plotë i Kushtetueses, këta janë skenarët sipas juristit Bajraktari
Politikë

Aktgjykimi i plotë i Kushtetueses, këta janë skenarët sipas juristit Bajraktari

Kosova News
Kosova News 17:20 -28/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Kushtetuese duhet të përcaktojë qartë nëse subjekti më i madh politik në Kuvend ka të drejtë absolute për të propozuar kryeparlamentarin, thotë juristi Ardian Bajraktari. Sipas tij, krahas kësaj të drejte, Kushtetuesja ka nevojë të sqarojë edhe detyrimin për sigurimin e numrit të mjaftueshëm prej 61 votash për ta zgjedhur atë, në mënyrë që vendi të mos jetë në bllokadë.

Ai pret që në aktgjykimin e plotë të Kushtetueses, pas kalimit të masës së përkohshme për krizën në Kuvend deri më 8 gusht, institucioni më i lartë juridik në vend të tregojë nëse veprimet e kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, kanë qenë në shpërputhje me Kushtetutën, për shkak të insistimit për votim të fshehtë të kryeparlamentarit.

Avokati Bajraktari thotë për KosovaPress se nuk pret që si pasojë juridike e moskonstituimit të Kuvendit deri më 26 korrik – afat i dhënë nga Kushtetuesja – të decertifikohen deputetët apo të shpërndahet Kuvendi për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja.

Të shtunën e javës së kaluar, deputetët dështuan për herë të 54-të të konstituojnë legjislaturën e nëntë, ndërsa ka skaduar edhe afati 30-ditor i dhënë nga Gjykata Kushtetuese, që i obligonte të zgjedhurit e popullit të konstituonin trupat e Kuvendit deri më 26 korrik.

“… është jashtëzakonisht e rëndësishme që, përveç konstatimit nëse kemi pasur veprime në shpërputhje nga ana e kryesuesit, të adresohet dhe të përcaktohet qartë fakti se çka dhe si duhet të veprojë subjekti më i madh politik. A është e drejta për të propozuar kandidatin, absolute? Apo kjo nënkupton edhe detyrimin për të siguruar shumicën prej 61 votash? Ky qartësim është thelbësor”, thekson ai.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme nga 27 korriku deri më 8 gusht për pezullimin e veprimeve të deputetëve në seancën konstituive, deri në publikimin e aktgjykimit.
Sipas avokatit Bajraktari, një nga mundësitë më të mëdha është që Kushtetuesja të obligojë Avni Deharin që seanca konstituive të kthehet në gjendjen që kishte para tentativës për ndryshim të rendit të ditës dhe vendimit për votim të fshehtë për kryeparlamentarin.

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, që nga 1 maji ka propozuar formimin e një komisioni për votim të fshehtë të kryetarit të Kuvendit, pas gjashtë dështimeve me votim të hapur për zgjedhjen e Albulena Haxhiut, si kandidate e LVV-së.

“Në bindjen time, një nga mundësitë reale është që të obligohet kryesuesi që çështja të kthehet në pikën ku kishte mbetur para tentativës për të ndryshuar rendin e ditës apo kandidatin. Gjithashtu të vlerësohet nëse subjekti politik mund të ndryshojë kandidatin ose nëse kjo e drejtë i hiqet, për shkak se krahas së drejtës, ekziston edhe detyrimi për të siguruar shumicën. Kjo nuk duhet të nënkuptojë bllokim të procesit të themelimit të institucioneve”, shton Bajraktari.

Përkitazi me këtë, ai kërkon që Kushtetuesja të jetë më e qartë dhe eksplicite, me theks të veçantë te pjesa e dispozitivit për të shmangur interpretime të ndryshme.
Partitë politike në Kuvend kanë pasur interpretime të ndryshme sa i përket aktgjykimit të Kushtetueses më 26 qershor, njëra palë [LVV-ja] ka insistuar se lejohet votimi i fshehtë i kryerparlamentarit, kurse tjetra [partitë që ishin në opozitë] e ka konsideruar si antikushtetues.

“Aktgjykimi duhet të jetë shumë i qartë, sidomos pjesa dispozitive e tij. Çështja e masës së përkohshme është e rregulluar në nenin 27 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe në këtë rast Gjykata ka vepruar vetë. Duke vendosur afatin 30-ditor, Gjykata e ka vënë veten përballë detyrimit për të përcaktuar pasojat, përndryshe vendimi mbetet i paplotë. Decertifikimi nuk është zgjidhje e përshtatshme, sepse do të thotë që vijnë deputetë të tjerë. Edhe shpallja e zgjedhjeve nuk është zgjidhje automatike – Kushtetuta nuk e parasheh një gjë të tillë për mungesën e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit. Edhe në vitin 2014 Gjykata e kishte theksuar këtë. Prandaj, nuk mendoj që tani duhet të dalë përtej këtyre standardeve”, potencon ai.

Kosova nuk ka themeluar institucionet e reja, përkundër që zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 9 shkurt.

E kjo krizë politike, sipas avokatit Bajraktari është si pasojë që partia e parë në zgjedhje, Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka numrat për të formuar shumicën parlamentare.

Seanca konstituive ka nisur më 15 prill. Procesi ka ngecur në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, për të cilën LVV, në koalicion me Guxo dhe Alternativa, ka propozuar deputeten Albulena Haxhiu. Për partitë e tjera, Haxhiu konsiderohet e papranueshme.
Ajo dështoi gjashtë herë me votim të hapur për të marrë mbështetjen e nevojshme prej 61 votash. Më pas, u tentua votimi i fshehtë, por edhe ai dështoi. Deputetët e kishin të shtunën, më 26 korrik, mundësinë e fundit për ta konstituuar legjislaturën e nëntë brenda afatit të dhënë nga Gjykata Kushtetuese – një afat 30-ditor që përfundoi më 26 korrik.

Në ditët në vijim pritet që Kushtetuesja të sqarojë pasojat juridike për deputetët e zgjedhur dhe hapat që do të ndërmerren më tej.

Gjithashtu lexoni:

Hamza – qytetarëve: Dilni shfrytëzojeni të drejtën e votës

Osmani: Vota e qytetarëve do ta nxjerrë Kosovën nga kriza

Mbi 3 për qind e qytetarëve kanë votuar deri tani, komunat me shumicë serbe me pjesëmarrjen më të lartë

Voton Ramush Haradinaj, bashkë me nënën Rukë

DnV: 1.6% e vendvotimeve në Kosovë u hapën me vonesë

Kosova News 28/07/2025 28/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Hamza – qytetarëve: Dilni shfrytëzojeni të drejtën e votës
10:37 -07/06/2026
Osmani: Vota e qytetarëve do ta nxjerrë Kosovën nga kriza
10:35 -07/06/2026
Mbi 3 për qind e qytetarëve kanë votuar deri tani, komunat me shumicë serbe me pjesëmarrjen më të lartë
10:25 -07/06/2026
Voton Ramush Haradinaj, bashkë me nënën Rukë
10:11 -07/06/2026
DnV: 1.6% e vendvotimeve në Kosovë u hapën me vonesë
10:09 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?