KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Aktgjykimi i Kushtetueses, Orav – partive: Ju lutem, konstituoni Kuvendin dhe formoni Qeverinë
Politikë

Aktgjykimi i Kushtetueses, Orav – partive: Ju lutem, konstituoni Kuvendin dhe formoni Qeverinë

Kosova News
Kosova News 13:04 -01/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka kërkuar konstituim të shpejtë të Kuvendit të Kosovës. Një ditë pasi Gjykata Kushtetuese njoftoi se Kuvendi i Kosovës nuk është i konstituar pa zgjedhjen edhe të nënkryetarit nga komuniteti serb, Orav tha se aktualisht janë duke analizuar aktgjykimin, ani pse Kushtetuesja ende nuk e ka publikuar të plotë të njëjtin.

Gjykata Kushtetuese vendimin e 30 shtatorit e ka marrë pas ankesës së Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, lidhur me votimin ndaras të kandidatëve për nënkryetarë të Kuvendit nga radhët e komuniteteve joshumicë.

Kryeparlamentari i sapozgjedhur, Dimal Basha, e kishte shpallur të konstituuar legjislaturën e nëntë në fund të muajit gusht, pavarësisht që nuk u arrit të votohet nënkryetari i Kuvendit nga radhët e komunitetit serb.

Orav, i pyetur nga KosovaPress për vendimin e djeshëm të Kushtetueses, tha se të njëjtin janë duke e analizuar, derisa theksoi se shpresa e tij është që Kuvendi të konstituohet sa më shpejt të jetë e mundur dhe të ketë një qeveri të re në vend.

“Ne, ashtu si njerëzit në Kosovë, e kemi marrë këtë informacion tash kohët e fundit, në të njëjtën mënyrë edhe Bashkësia Ndërkombëtare e mori po ashtu kohët e fundit, dhe ne po e analizojmë për momentin. Por sigurisht shpresa jonë është që Kuvendi të konstituohet sa më shpejt të jetë e mundur, dhe shpresojmë shumë që edhe të ketë një qeveri të plotë sa më shpejt”, theksoi Orav.

Ai pati një porosi për partitë parlamentare në Kuvendin e Kosovës.

“Ju lutem, konstituoni Kuvendin, dhe ju lutem, formoni Qeverinë”, shtoi diplomati i BE-së.

Gjykata Kushtetuese në vendimin e djeshëm ka thënë se seanca konstituive nuk ka përfunduar, pasi që nuk është zgjedhur nënkryetari serb i Kuvendit.

“Gjykata njëzëri ka vendosur: Të konstatojë që seanca konstituive e Kuvendit, e filluar më 15 prill 2025, nuk ka përfunduar si rezultat i moszgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komunitetit serb dhe Kuvendi nuk është konstituuar në pajtim me përcaktimet e paragrafit 1 të nenit 66 [Zgjedhja dhe mandati] dhe paragrafët 1 dhe 4 të nenit 67 [Zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thuhet në vendimin e Kushtetueses. Kushtetuesja ka urdhëruar deputetët që posa aktgjykimi të hyjë në fuqi, deputetët të konstituojnë Kuvendin e Kosovës brenda afatit 12-ditor.

Gjithashtu lexoni:

Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë

​Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive

Rrustemi: Politikisht vendimin për mosthirrje të seancës konstituive e kanë në dorë edhe partitë opozitare

Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve

​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive, me LDK-në nuk pati marrëveshje

Kosova News 01/10/2025 01/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Fluks i madh nëpër kufij, pritjet deri në 1 orë
22:49 -23/07/2026
Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë
21:54 -23/07/2026
Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan
21:17 -23/07/2026
Trumpi shqyrton mundësinë për “sulm masiv” ndaj Iranit
20:34 -23/07/2026
Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih
20:09 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?