KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Aktakuzë për fajde ndaj 5 personave në Prizren
Siguri

Aktakuzë për fajde ndaj 5 personave në Prizren

Kosova News
Kosova News 12:22 -23/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër J.Th., I.Th., A.Th., të cilët gjenden në paraburgim nga 2 tetori për shkak të dyshimit të bazuar mirë se kanë kryer veprën penale “Fajdeja”, si dhe ndaj L.G., dhe D.G., të cilët gjenden në paraburgim nga 25 shkurti po ashtu për fajde, dhe secili veç e veç ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Ndërsa, ndaj Gj.Th. u ngrit aktakuzë për “Pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare”.

Sipas aktakuzës, J.Th., nga muaji maj 2023, e në vazhdimësi deri me datë 02.10.2024, në Prizren, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë për vete, kontraktoi një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit (dhënies së borxhit), duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të të dëmtuarit J.A., ku me rastin e dhënies së të hollave, i pandehuri e paralajmëroi se për çdo vonesë duhet të paguaj nga 500 euro kamatë. 

Në aktakuzë theksohet se deri më 2 tetor 2024, kamatat tek i pandehuri kishin arritur vlerën prej 20.000 euro. 

“Me datë 02.10.2024 i pandehuri takohet me të dëmtuarin i cili e njofton se ia ka sjellë shumën prej 5.000 (pesëmijë euro) në emër të kamatës, me ç’rast arrestohet në flagrancë nga policia. Me këto veprime J.Th., ka kryer veprën penale ‘Fajdeja’ sipas KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Sipas njoftimit, të pandehurit I.Th., dhe A.Th., duke vepruar në bashkëveprim, ishin takuar me të dëmtuarin, të cilin e paralajmërojnë se për çdo vonesë duhet të paguaj nga 500 euro kamata mujore, ndërsa më pas kamata javore 50 euro e më pastaj janë ndryshuar, duke u rritur në kamata në shumë prej 100 euro.

“Si rezultat i këtyre tek të pandehurit e lartpërmendur kamatat kishin arritur rreth 11,000 euro. Me këto veprime, në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘Fajdeja” sipas KPRK-së’, theksohet në njoftim.

Të pandehurit D.G., dhe L.G., në bashkëveprim, pasi fillimisht i japin të holla me interes të dëmtuarit J.A., i dëmtuari për shkak të gjendjes së rëndë financiare duke mos pasur mundësi kthimi të të hollave, në muajin qershor 2024, në lokalin e të pandehurit D.G., takohet me të njëjtin të cilit në emër të shumës prej 2,500 euro në të cilin përfshihet edhe interesi, të pandehurit D.G., ia jep automjetin e markës VË UP i vitit 2018 i cili automjet në çmim është dukshëm më i lartë, për shumën prej 2,500 euro sa ka pasur t’i jap të pandehurve. 

Me këto veprime në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Fajdeja”

Po ashtu, D.G. dhe L.G., secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Aktakuza thotë se i pandehuri Gj.Th., nga nëntori 2024 e deri në shkurt 2025, në lokacione të ndryshme në Prizren, ka nxitur dëshmitarin J.A., që të jap deklaratë të rreme, me qëllim të lehtësimit të procesit gjyqësor të familjarëve të tij – të pandehurve J.Th., I.Th.,dhe A.Th., dhe lirimit të tyre nga masa e paraburgimit, ashtu që i pandehuri në vazhdimësi ka kërkuar nga i dëmtuari që të ndryshojë deklaratën e tij të dhënë më herët kundër të pandehurve, dhe në këmbim të ndryshimit të deklaratës do të hiqet borxhi në tërësi, e duke i premtuar se nuk do të ketë probleme me të pandehurit e lartpërmendur. 

Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare”.

Prokurori i rastit ka propozuar të bëhet konfiskimi i përhershëm i mjetit dhe objektit me të cilën është kryer vepra penale si dhe të konfiskohen sendet të cilat kanë mundësuar kryerjen e veprës penale dhe të cilat janë dobi pasurore e fituar me veprën penale “Fajdeja”.

U konfiskuan automjeti i markës “Daimler Chrysler”, automjeti i markës “Citroën”, Mercedes-Benz, E 220d4 MATIC, BMËX5 xhip, telefona, 2.400 euro, 330 fr. zvicerane, 50 dirhamas (kartëmonedha arabe).

Gjithashtu lexoni:

Fluks më i lartë në Dheu i Bardhë, pritje deri në 50 minuta

Detaje nga aksidenti tragjik në Itali që i mori jetën të riut nga Vitia

Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin turk në Kosovë

Tejkaluan kolonën nga shiriti emergjent në Ferizaj, pesë shoferë mbesin pa patentë për një vit

Mërgimtari humb jetën rrugës për Kosovë, u aksidentua në Milano

Kosova News 23/05/2025 23/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
80%
1 km/h
Sun
31 °C
Mon
30 °C
Tue
32 °C
Wed
35 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën
20:47 -25/07/2026
Mbyt qenin me veturë në Ulqin dhe tenton të arratiset, arrestohet në kufi
20:26 -25/07/2026
Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së
20:01 -25/07/2026
Alarm për sulm iranian me raketë ndaj Trumpit, presidenti u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër
19:38 -25/07/2026
Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë
19:14 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?