KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Aktakuzë ndaj katër të pandehurve për vrasje të rëndë në tentativë në Prizren
Siguri

Aktakuzë ndaj katër të pandehurve për vrasje të rëndë në tentativë në Prizren

Kosova News
Kosova News 11:24 -20/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj katër të pandehurve për veprat penale “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Dy prej tyre, E.K. dhe V.H., dyshohen për të dyja veprat penale, ndërsa A.H. dhe A.H., për mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve. 


Sipas aktakuzës, i pandehuri E.K., më datë 29.01.2025 rreth orës 01:57 në Prizren, në rrugën “Tranziti i Ri”, në hapësirat e parkingut të njërës prej pikave të karburantit, me dashje ka tentuar t’i privojë nga jeta të dëmtuarit V.H. A.H. dhe A.H., dhe me atë rast kanë vënë në rrezik jetën e të dëmtuarit F.T.
“I njëjti, pas një mosmarrëveshjeje paraprake që ka ndodhur me datë 28.01.2025 rreth orës 23:00 në afërsi të lokalit të të dëmtuarit F.T., në mes të pandehurit E.K dhe dëshmitarit Gj.Sh., dhe të dëmtuarve V.H., A.H.(1), dhe F.T., në momentin kur i pandehuri E.K., dhe dëshmitari  Gj.Sh., arrin me automjet tek pika e karburantit, vërejnë se aty ishte duke i pritur i dëmtuari V.H., i afrohen të njëjtit, bëjnë me gjeste në drejtim të të dëmtuarve A.H.(1), A.H.(2), dhe F.T., që të vijnë në afërsi të tyre, e më këtë rast dëshmitari F.H., arrin te kjo pompë e derivateve dhe takohet rastësisht me ta, kur aty vijnë edhe të dëmtuarit A.H.(1), A.H.(2), dhe F.T., i pandehuri E.K., nxjerrë nga brezi pistoletën e tipit ‘TT’, fillon të tërhiqet prapa dhe në një distancë nga 1-2 metra, shtie në drejtim të të dëmtuarve V.H., A.H.(1), dhe A.H.(2), me ç’ rast nga të shtënat, të dëmtuarit A.H.(1), dhe A.H.(2), marrin plagë të rënda, njëkohësisht i rrezikohet jeta edhe të dëmtuarit F.T.”, thuhet në njoftim. 


Po ashtu, i pandehuri E.K., deri më datë 12.02.2025 në Prizren, në kundërshtim me Ligjin ka mbajtur në pronësi dhe posedim pistoletën e tipit “TT” të kalibrit 7.62mm, M75 prodhim jugosllav, me të cilën ka shtënë në drejtim të të dëmtuarve.


I pandehuri V.H., në vend dhe kohë të njëjtë, me dashje ka tentuar të privojë nga jeta të dëmtuarin E.K.


I njëjti, në momentin kur vëren se nga të shtënat që ka shkrepur E.K., goditen të dëmtuarit A.H. dhe A.H., nxjerrë pistoletën e llojit “Sig Sauer” 9x19mm dhe shtie disa herë në drejtim të të dëmtuarit E.K.I pandehuri A.H. deri më datë 29.01.2025 në Prizren, në kundërshtim me Ligjin për Armët, ka mbajtur në pronësi dhe posedim një pistoletë e llojit “Pietro Beretta”, cal. 7.65.

“Po ashtu, në momentin kur ka ndodhur rasti me të pandehurin E.K., i pandehuri A.H., e nxjerrë armën nga brezi dhe me të njëjtën ka shkrepur gjashtë herë. Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprat penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ dhe ‘Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’”, thuhet në njoftim.


I pandehuri tjetër me inicialet A.H., deri më datë 29.01.2025 në Prizren, në kundërshtim me Ligjin për Armët, ka mbajtur në pronësi dhe posedim armën, një pistoletë e llojit “TT” me shtatë fishekë në karikator, të cilën e ka mbajtur në brez në momentin kur ka ndodhur rasti me të pandehurin E.K., i pandehuri e nxjerrë armën nga brezi dhe “në momentin kur rrëzohet për toke shkrepë armën njëherë”.


Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.


Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit

Gjithashtu lexoni:

Fluks më i lartë në Dheu i Bardhë, pritje deri në 50 minuta

Detaje nga aksidenti tragjik në Itali që i mori jetën të riut nga Vitia

Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin turk në Kosovë

Tejkaluan kolonën nga shiriti emergjent në Ferizaj, pesë shoferë mbesin pa patentë për një vit

Mërgimtari humb jetën rrugës për Kosovë, u aksidentua në Milano

Kosova News 20/05/2025 20/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
80%
1 km/h
Sun
31 °C
Mon
30 °C
Tue
32 °C
Wed
35 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën
20:47 -25/07/2026
Mbyt qenin me veturë në Ulqin dhe tenton të arratiset, arrestohet në kufi
20:26 -25/07/2026
Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së
20:01 -25/07/2026
Alarm për sulm iranian me raketë ndaj Trumpit, presidenti u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër
19:38 -25/07/2026
Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë
19:14 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?