KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Aksioni i bastisjeve në disa loakcione, arrestohen pesë persona të dyshuar për mashtrim
Siguri

Aksioni i bastisjeve në disa loakcione, arrestohen pesë persona të dyshuar për mashtrim

Kosova News
Kosova News 14:11 -24/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Pesë persona janë arrestuar në aksionin e përbashkët të Prokurorisë Themelore të Prishtinës dhe Policisë së Kosovës që u zhvillua të mërkurën në pesë lokacione.

Gjatë aksionit janë kryer bastisje në Prishtinë, Kamenicë dhe Viti, ku në mesin e personave të arrestuar njëri është zyrtar i Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se aksioni i cili ka filluar në mëngjes të ditës së sotme, në koordinim me Policinë e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës dhe me gjykatën kompetente ka përfunduar. Në kuadër të këtij aksioni, janë kryer bastisje në pesë (5) lokacione, përkatësisht në Prishtinë, Kamenicë dhe në Viti, ku fillimisht janë arrestuar pesë (5) persona të dyshuar, prej tyre një (1) zyrtar i Shërbimit Korrektues, ndërsa pas intervistimit të tyre në stacion policor, të njëjtit janë dërguar në mbajtje, në kohëzgjatje prej 48 orësh nga Prokurori i Shtetit, për shkak të veprës penale “Mashtrimi”, sipas KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, të pandehurit, B.Sh., B.H., V.C., B.B. dhe L.B. dyshohen se nga janari deri në prill të vitit 2024, në bashkëkryerje, kanë vënë në lajthitje palë të dëmtuar, duke i mashtruar se do t’u shesin “bitcoina” dhe kanë fituar shumta të konsiderueshme parash.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se edhe dy persona tjerë janë të dyshuar por që nuk janë gjetur në lokacionet e bastisura.

“Personat me inicialet: B.Sh., B.H., V.C., B.B. dhe L.B., dyshohen se nga muaji janar-prill 2024, në bashkëkryerje, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete i kanë vënë në lajthim palët e dëmtuara, kinse do t’iu shesin bitcoina, duke i nxitur kështu të veprojnë në dëm të pasurisë së tyre dhe me këto veprime kanë arritur të përfitojnë shuma të konsiderueshme të parave. Në këtë çështje penale janë në kërkim edhe dy (2) persona të tjerë të dyshuar, të cilët nuk janë gjetur në objektet përkatëse.

Nga bastisjet e realizuara janë sekuestruar fatura e prova të tjera, të cilat do të shërbejnë në procedurën penale”, thuhet tutje në njoftim.

Arrestohen dy persona gjatë bastisjes në Lipjan, sekuestrohen disa armë

Gjithashtu lexoni:

Shqiptarë e serbë të arrestuar për spiunazh: Si rrezikohet Kosova?

Kurti priti Imamin e Qabesë, Dr. Bandar Beleela

​Tri vite pa kryeprokuror – A sjell shpresë ligji i ri për KPK?

Përmes gjurmëve të gjakut, policia kapi hajnat në Zveçan

Një 19-vjeçar plagos me armë zjarri motrën e tij në Ferizaj

Kosova News 24/07/2024 24/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
broken clouds
11° _ 10°
76%
3 km/h
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
17 °C
Tue
14 °C
Wed
13 °C

Lajmet e Fundit

Me flamurin e Kosovës në krah, Terras zbulon planin për 5 njohjet e mëdha
19:58 -10/05/2025
Kishte dalë të mblidhte kanaçe, por nuk u kthye më në shtëpi, gjendet i pajetë 65-vjeçari në Divjakë
19:36 -10/05/2025
Po i vjen fundi mashtrimit me kilometrazh
19:33 -10/05/2025
A e dini pse nuk duhet të lani kurrë madje asnjëherë peshqirët me rrobat tuaja?
19:30 -10/05/2025
Meta bllokon faqen “Muslim” në Instagram në Indi
19:26 -10/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?