Njësia Speciale e Policisë së Kosovës është duke kryer bastisje në disa shtëpi të Komunës së Klinës.
Raportohet se aksioni ka të bëjë me çështjen e narkotikëve.
Aksioni ka nisur në orët e hershme të mëngjesit dhe është duke vazhduar ende.
Deri më tani nga Policia e Kosovës nuk janë dhënë informata zyrtare dhe detaje për aksionin.


