Policia e Kosovës është duke kryer bastisje në zyrat qendrore të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) në Prishtinë.
Raportohet se bastisja po bëhet në zyrën e drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.
Nuk dihen arsyet e bastisjes.
Deri tani nga Policia e Kosovës nuk janë dhënë detaje për këtë aksion, sikurse nuk janë deklaruar as nga KEK-u.