Policia e Kosovës ka nisur sot në mëngjes një aksion për sekuestrimin e kamerave të vendosura nga strukturat ilegale në Shtërpcë, komunën me shumicë serbe në rajonin e Ferizajt.
Prokurori Rasim Maloku konfirmon se ky aksion është vetëm zbatim i një urdhërese të Gjykatës dhe Prokurorisë së Ferizajt për bastisjen e 4 lokacioneve në këtë qytet.
“Jemi prezent. Jemi duke e zbatuar një urdhëresë për kontrollimin e 4 lokacione”, tha prokurori.
Maloku tha se gjithashtu po i sekuestrojnë të gjitha dokumentet, ndërsa do të kryejnë kontrolle edhe në disa qendra ku dyshohet se po monitorohen kamerat e sigurisë.
Autoritetet paralele serbe në Kosovë në fund të vitit të shkuar mësohet se patën nënshkruar kontratë dhjetëra mijëra euroshe për të blerë disa kamera të sigurisë, incizues digjitalë dhe pajisje të tjera nga kompani “Zhejiang Dahua Technologies”, që është pjesë e listës së zezë amerikane.
Këto kamera dyshohet se monitorohet nga një shkollë, nga një televizion lokal, si dhe nga një vend afër postës së qytetit. Prokurori Maloku tha se pamjet e regjistruara janë përcjellur deri te strukturat e sigurisë në Serbi./KosovaNews/


