KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Aksion i policisë në veri – mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike
Siguri

Aksion i policisë në veri – mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Kosova News
Kosova News 11:08 -21/02/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia e Kosovës ka nisur bastisjen e Qendrave për Punë Sociale të cilat dyshohet se kanë funksionuar sipas sistemit të Serbisë në katër komunat veriore të Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani.

Elshani, theksoi se ky aksion është pjesë e hetimeve që lidhen me arrestimin e katër zyrtarëve të këtyre qendrave, të cilët janë arrestuar më 8 shkurt 2025, një ditë para zgjedhjeve parlamentare.

Sipas tij, ata dyshohet se kanë thirrur qytetarë të ndryshëm dhe nën kërcënimin e tërheqjes së ndihmave sociale, i kanë udhëzuar se si të votojnë në favor të një partie të caktuar politike.

Më 08 shkurt 2025 një dite para zgjedhjeve Parlamentare në Kosovë, kishim arrestuar 4 persona (zyrtar të Qendrës për Pune Sociale në Zubin Potok) në lidhje me veprën ‘Cenim i përcaktuesve të votuesve’.

Në fakt këta zyrtar të qendrës për punë sociale e cila ishte në strukturë paralele/ilegale dyshohej se kanë thirr qytetarë të ndryshëm në telefon dhe nën formën e kërcënimit i kanë detyruar apo udhëzuar se si të votojnë duke i kushtëzu ndihmat sociale me votën e tyre në favor të një partie të caktuar politike e cila ishte në garë për zgjedhjet parlamentare në Kosovë”, ka thënë Elshani.

E sipas tij, lidhur me punën e tyre hetimore e kanë njoftuar Prokurorinë Themelore në Mitrovicë nga të cilët kanë kërkuar që të ju lejohet kontrolli i këtyre qendrave me qëllim të zbulimit të provave me të cilat do të vërtetohet saktë mënyra e veprimit të këtij aktiviteti të kundërligjshëm e që cilësohet si falsifikim i dokumenteve.

“Prokuroria Themelore në Mitrovice e ka aprovu kërkesën tonë dhe e ka dërgu kërkesën e vet për urdhër të kontrollit në Gjykatë gjë të cilën edhe e ka marrë dhe tani jemi në kontroll të këtyre qendrave me urdhër te Gjykatës. Pas kontrollit të këtyre vendeve ne do të njoftojmë prokurorin me të gjeturat e cila mandej do të vendos për hapat e mëtejmë. Deri më tani dy qendra janë mbyllur, e dy janë në proces”, ka thënë Elshani.

Gjithashtu lexoni:

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK-ja

Thaçit i vazhdohet paraburgimi deri në korrik

VV-ja shkon në 51 ulëse, e pëson AAK-ja

Përfundon numërimi në të gjitha QKN-të, procedohen 100% e vendvotimeve

Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Jashari

Kosova News 21/02/2025 21/02/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
83%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
26 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C

Lajmet e Fundit

Kupa e Botës 2026, vidhen pajisjet e kombëtares së Anglisë në Kansas City. Policia bën dy arrestime
23:38 -13/06/2026
Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”
23:34 -13/06/2026
Ndalet Zvicra, Katari merr pikën e saj të parë historike
23:30 -13/06/2026
73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK-ja
23:28 -13/06/2026
KEDS-i punon nesër në rrjet, reduktime në këto lokalitete
23:24 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?