Policia e Kosovës ka realizuar një aksion të koordinuar në Prishtinë, ku janë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”,
Sipas njoftimit nga policia, të mërkurën mbrëma, në bashkëpunim me prokurorinë kompetente dhe me mbështetjen e njësive relevante, policia ka kontrolluar shtëpinë e dy personave të dyshuar, shtetas të Kosovës.
Gjatë kontrollit, janë sekuestruar: pajisje elektronike, si dhe flamuj me mbishkrime në gjuhën arabe, të cilët dyshohet se përdoren nga organizata të shpallura terroriste.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje. Hetimet për rastin janë në vazhdimësi