KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Aksion i policisë në Obiliq e Prizren, arrestohen shtatë persona për mashtrim dhe keqpërdorim të autoritetit zyrtar
Siguri

Aksion i policisë në Obiliq e Prizren, arrestohen shtatë persona për mashtrim dhe keqpërdorim të autoritetit zyrtar

Kosova News
Kosova News 17:52 -25/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë ka realizuar dy operacione policore të cilat kanë rezultuar me arrestimin e shtatë personave të dyshuar të përfshirë në aktivitete kriminale.

Sipas PK-së, rasti i parë është realizuar me datë 25.07.2022 në Obiliq, ku dyshohet se dy personat e dyshuar, përgjegjësit e mbikëqyrjes së punimeve në projektin me titull: “Ndërtimi i brezit të gjelbër – Kosova A”,  duke mos iu përmbajtur kritereve të projektit që ndërlidhen me vendosjen (madhësinë) e gypave, dyshohet se i kanë shkaktuar buxhetit të Komunës së Obiliqit dëme të konsiderueshme materiale.

Hetuesit policor, pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme hetimore/operative kanë siguruar dëshmi dhe informacione të nevojshme për personat e dyshuar dhe dëmet e shkaktuara, përmes veprimeve policore me çka dëshmohet dyshimi i kryerjes së veprës penale. Më këto veprime të dyshuarit O.K. dhe A.D. dyshohet se kanë kryer veprën penale:

“Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 i KPRK-së, në “Bashkëkryerje”, nga neni 31 i KPRK-së.

- Reklamë -

“Mashtrimi në detyrë” nga neni 419” i KPRK-së, në “Bashkëkryerje”, nga neni 31 i KPRK-së

Me vendim mbi ndalimin nga Prokurori kompetent të dyshuarit e lartcekur O.K. dhe A.D janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti i dytë është realizuar po ashtu me datë 25.07.2022 në rajonin e Prizrenit ku janë arrestuar pesë persona mbi dyshimin e bazuar për “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”.

DHKEK ka kryer veprime hetimore mbi dyshimet e evidentuara nga Zyra e Auditorit Kombëtar, se zyrtar nga Zyra për Kthim dhe Komunitete ne Komunën e Prizrenit, dyshohet se janë të përfshirë në veprat penale lidhur me tenderin “Furnizimi me material ndërtimor për ndërtimin e shtëpive të familjeve skamnore dhe rasteve sociale të komunitetit minoritar në Komunën e Prizrenit”

Nga veprimet hetimore të zhvilluara janë siguruar dëshmi se katër zyrtarët nga Zyra për Kthim dhe Komunitete në Komunën e Prizrenit (C.B, I.D, R.D, A.I, dhe SH.B, përgjegjës i Operatorit Ekonomik, në bashkëkryerje kanë kryer dy veprat penale të lartcekura.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve të personave të dyshuar, Komuna e Prizrenit kishte paguar faturat sipas listave të propozuara, duke dëmtuar në radhë të parë familjet skamnore si përfituese, si dhe Komunën e Prizrenit si autoritet kontraktues, së paku në shumën qe aktualisht është rreth trembëdhjetë mijë (13.000) euro.

Veprimet lidhur me këtë rast janë kryer ne bashkëpunim me prokurorin kompetent, ku pasi janë shoqëruar dhe intervistuar të pesë personat e dyshuar, me Aktvendim të prokurorit të shtetit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Gjithashtu lexoni:

Policia jep detaje për arrestimin e një personi në Graçanicë, dyshohet për ryshfet në zgjedhje

Tentuan ta ngjyrosnin simbolin “I Love Mitrovica”, arrestohen kryetari dhe kryesuesi i Kuvendit të Mitrovicës së Veriut

Prokuroria mobilizohet për mbrojtjen e votës në zgjedhjet e 7 qershorit

Mot me diell dhe vranësira të shpërndara

Theren me thikë dy persona në Prizren, policia jep detajet e fundit

Kosova News 25/07/2022 25/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
14° _ 13°
89%
1 km/h
Fri
24 °C
Sat
23 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C
Tue
24 °C

Lajmet e Fundit

Policia jep detaje për arrestimin e një personi në Graçanicë, dyshohet për ryshfet në zgjedhje
11:36 -05/06/2026
Ambasada amerikane ripërsërit thirrjen e Prattipatit: Bashkohuni në një partneritet afatgjatë me Amerikën për të siguruar të ardhmen energjetike
11:22 -05/06/2026
Tentuan ta ngjyrosnin simbolin “I Love Mitrovica”, arrestohen kryetari dhe kryesuesi i Kuvendit të Mitrovicës së Veriut
11:09 -05/06/2026
Prokuroria mobilizohet për mbrojtjen e votës në zgjedhjet e 7 qershorit
10:54 -05/06/2026
Kusari-Lila njofton dy vendime tregtare nga ministria e saj
10:36 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?