Që nga orët e mëngjesit është duke u realizuar një aksion i urdhëruar nga prokurori i Dhomave të Specializuara. Cak është banesa e Adil Behramajt, drejtues i portalit Demokracia.com.
Adil Behramaj në të kaluarën ka qenë këshilltar i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Nuk dihet saktë se pse është bastisur banesa e Behramajt, duke pasë parasysh faktin se gjykimi ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të fillojë së shpejti dhe se tanimë Prokuroria është në një fazë krejt tjetër të zbulimit të provave.