KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Aksidenti tragjik i trenave, “Ishte një makth, si tërmet”, të mbijetuarit rrëfejnë momentin e tmerrshëm
Botë

Aksidenti tragjik i trenave, “Ishte një makth, si tërmet”, të mbijetuarit rrëfejnë momentin e tmerrshëm

Kosova News
Kosova News 09:07 -01/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Pasagjerët e mbijetuar nga përplasja e dy trenave afër Larisas së Greqisë kanë rrëfyer tmerrin në momentin e aksidentit tragjik. Një i mbijetuar tregoi se si vagoni në të cilën ndodhej u përfshi nga flakët ndërsa u përmbys pas përplasjes.

“Ne dëgjuam një zhurmë të madhe. Ishte një makth 10 sekonda. Më pas u bë panik. Kavo, zjarri. Zjarri ishte i menjëhershëm. Ndërsa po ktheheshim, po digjeshim. Zjarri ishte djathtas dhe majtas”, deklaroi pasagjeri Stergios Minenis për Reuters.

“Për 10, 15 sekonda ishte kaos. Përmbysje, zjarre, kabllo të varura, xhama të thyer, njerëz që bërtisnin, njerëz të bllokuar”, vijoi ai.

Një tjetër pasagjer i quajtur Angelos Tsiamouras tha për mediat lokale se përplasja ishte ndjerë si një tërmet. “Ishte një përplasje shumë e fuqishme” tha ai.

Ndërsa guvernatori i rajonit Kostas Agorastos, e përshkoi natën e aksidentit të tmerrshme dhe të vështirë.

“Kjo është një natë e tmerrshme… Është e vështirë të përshkruhet skena”.

Rreth 150 zjarrfikës dhe 40 ambulanca kanë qenë në vendngjarje. Kushtet për punonjësit e shpëtimit ishin “shumë të vështira” për shkak të “ashpërsisë së përplasjes”, u tha gazetarëve zëdhënësi i shërbimit zjarrfikës Vassilis Varthakoyiannis.

“Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë në tërë jetën time. Është tragjike. Pesë orë më vonë, ne po gjejmë trupa,” tha një shpëtimtar i rraskapitur që doli nga rrënojat për agjencinë e lajmeve AFP.

“Po jetojmë një tragjedi. Po nxjerrim njerëz të gjallë, të plagosur… ka të vdekur. Do të jemi gjithë natën këtu, derisa të mbarojmë, derisa të gjejmë personin e fundit”, tha një tjetër punonjës vullnetar shpëtimi për ERT.

Përplasen trenat në Greqi, të paktën 32 të vdekur dhe me dhjetëra të lënduar (FOTO)

Gjithashtu lexoni:

Gjermania ashpërson ligjet e imigracionit, ndalon bashkimin familjar për këta persona

Një djalë 4-vjeçar vdes nga uria në Gaza për shkak të bllokadës izraelite

Gjatë inaugurimit të luftanijes u dëmtua një pjesë e saj para syve të Kim Jong-Un, Koreja e Veriut fillon me arrestimin e  përgjegjësve

Zelensky: Heshtja e Amerikës vetëm sa e inkurajon Putinin

Murtaja e Zezë nuk e shkatërroi Britaninë – ajo e shpëtoi

Kosova News 01/03/2023 01/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
9°C
Pristina
light rain
9° _ 8°
91%
1 km/h
Sun
14 °C
Mon
18 °C
Tue
18 °C
Wed
19 °C
Thu
17 °C

Lajmet e Fundit

Tenton t’i ikën policisë me 25 kg kokainë në veturë, përplaset me shtyllën dhe humb jetën shqiptari në Itali
22:17 -25/05/2025
BMW zbulon M2 CS të shumëpritur
22:14 -25/05/2025
Tre shqiptarët e vdekur në aksidentin në Gjermani po ktheheshin nga një festë familjare
21:30 -25/05/2025
Ferizaj, arrestohen dy burra pasi gjuajtën me armë gjatë ahengjeve familjare
20:34 -25/05/2025
Gjermania ashpërson ligjet e imigracionit, ndalon bashkimin familjar për këta persona
20:32 -25/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?