Ka vdekur, Xhavit Alaj, punëtor i Ndërmarrjes Publike Lokale “Higjiena” nga Deçani.
Kjo u bë e ditur nga vetë kompania në fjalë, ku u tha se ai vdiq pas një aksidenti tragjik në vendin e punës.
Nga kjo ndërmarrje kanë shprehur ngushëllime për familjen e të ndjerit, ndërsa nuk kanë dhënë më shumë detaje se për çfarë aksidenti bëhet fjalë.
Njoftimi i plotë:
Njoftim Mortor!
Të nderuar miq dhe kolegë të Ndërmarrjes Publike Lokale “Higjiena” në Deçan, me dhimbje dhe pikëllim ju njoftojmë se pas një aksidenti tragjik në punë është ndarë nga jeta kolegu ynë Xhavit Alaj!
N.P.L.”Higjiena” do të kujtoj gjithmonë si punëtor të dashur, bashkëpunëtorë dhe kolegë të zellshëm.
Në emër të Kryeshefit Ekzekutiv të N.P.L. “Higjiena” z.Kushtrim Loshaj si dhe gjithë kolegëve të kompanisë, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Alaj, kolegët me të cilët ndau punën dhe për të gjithë ata që e njohën Xhavitin!
Pusho në paqe!


