Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Durrës, ku dy të mitur kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:20 në lagjen nr. 15, ku një automjet i drejtuar nga shtetasi N. R., rreth 57 vjeç, ka përplasur tre fëmijë të moshës rreth 10 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, dy prej të miturve kanë ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa fëmija i tretë është transportuar në gjendje të rëndë drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar mjekësore.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit tragjik.


