Ka ndodhur një aksident në mes dy veturave në lagjen Ulpiana në Prishtinë, ku kanë mbetur të lënduar tre persona.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur sot rreth orës 10:00.
“Rreth orës 10:00, në lagjen Ulpiana në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.


