Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 13:50 në magjistralen Skenderaj-Mitrovicë, konkretisht në Lushtë, si pasojë një person ka humbur jetën e një tjetër ka pësuar lëndime trupore.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Fexhrije Pllana.
Pllana ka thënë se i lënduari po merr trajtimin mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicën e Jugut.
“Sot rreth orës 13: 50 është raportuar për një aksident trafiku, ku si pasoj e lëndimeve një person D.O., 66 vjeçar ka humbur jetën dhe një tjetër ka pësuar lëndime dhe është duke u trajtuar ne Spitalin Rajonal ne Mitrovice Jugu”, u shpreh Pllana.