Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Vushtrri.Një veturë ka goditur tre këmbësorë, të cilët kanë pësuar lëndime trupore.
Ata janë dërguar për trajtim mjekësor.Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.“Aksident trafiku me lëndime, i ndodhur rreth orës 20:00, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Vushtrri. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe tre këmbësorë. Tre këmbësorët e lënduar kanë kërkuar tretman mjekësor”- ka thënë ai.


