Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje ka ndodhur një aksident trafiku në Mitrovicë, ku kanë mbetur të lënduar gjashtë persona.
Në aksdent të përfshira kanë qenë tri vetura.
Të lënduarit pas pranimit të tretmanit mjekësore janë liruar.
“Fsh. Shupkovc, Mitrovicë 12.07.2023 – 14:40. Tri vetura civile me drejtues meshkuj kosovarë janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 4 femra dhe 2 meshkuj kosovarë. Të lënduarit pas pranimit të tretmanit mjekësore janë liruar”, thuhet në njoftimin e policisë.


