Një aksident komunikacioni ka ndodhur në magjistralen Skenderaj-Mitrovicë.Sipas një qytetari, i cili në adresë të KALLXO.com ka dërguar foto nga vendi i ngjarjes, aksidenti ka ndodhur sonte në rrugën “Skënderbeu”.
Në foto shihet një veturë e rrokullisur, përderisa në vendin e ngjarjes siç shihet në foto, kanë dalë njësitë policore. Nuk dihet nëse ka të lënduar.


