Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti në fshatin Koshtovë të Mitrovicës.
Zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti, tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:00.
Ai tha se në aksident janë përfshirë dy vetura.
“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar rreth orës 15:00 në rrugën nacionale Mitrovicë- Zubin Potok segmenti rrugor në fshatin Koshtovë . Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku përveç dëmeve materiale, lëndime ka pësuar një person”, tha ai.


