Një aksident trafiku ka ndodhur sot në kryqëzimin e rrugës Xhevdet Doda me rrugën Hekurudhat, në Prishtinë, ku janë përplasur dy vetura.
Sipas pamjeve të siguruara nga KosovaNews, njëra nga veturat ka pësuar dëmtime të konsiderueshme në pjesën e përparme. Aksidenti ka shkaktuar ngërç të përkohshëm në qarkullimin rrugor në këtë zonë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, të cilat po merren me hetimin e rastit dhe menaxhimin e trafikut.
KosovaNews do t’ju mbajë të informuar me zhvillimet më të reja nga vendi i ngjarjes.




