Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e mëngjesit të së mërkurës në Fushë-Kosovë.
Të aksidentuara janë vetura pa targa dhe një kamion, ndërkaq nuk dihet nëse ka të lënduar.
Në një video të dërguar nga një lexues i KosovaNews, shihet se aksidenti nuk ka qenë edhe i lehtë, pasi nga goditja njëra veturë gati sa u fut nën kamion.
Për më shumë rreth këtij aksidenti, KosovaNews, ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të marr detaje shtesë. /KosovaNews/