Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak çastesh në autostradën “Ibrahim Rugova” në drejtim të Fushë-Kosovës, ku si pasojë tre persona kanë marrë lëndime trupore.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.
“Në ora 14:25, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë në segmentin Veternik-Bresje. Në aksident janë përfshirë tri vetura dhe si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësitet policore relevante janë marrë me aksidentin”.
Në bazë të pamjeve vërehet se aksidenti ka qenë mjaft i rëndë pasi ka dëme materiale.


